Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

MF: Interesim i madh për instrumentin e ri financiar – fletobligacionin e gjelbër

03/10/2023
MF: Interesim i madh për instrumentin e ri financiar – fletobligacionin e gjelbër
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Interesim i madh është shfaqur në ankandin e sotëm për instrumentin më të ri financiar në treg – fletobligacionin e gjelbër. Gjatë ankandit, për emetimin e parë ka pasur kërkesë pothuajse tre herë më shumë, respektivisht është dorëzuar ofertë në vlerë prej 1.635 miliardë denarë. Në ankand u emetuan fletobligacione të gjelbra në vlerë prej 10 milionë eurove.

Interesi për këtë instrument të ri financiar të vendosur në treg ishte në të vërtetë i madh. Në ankand u ofrua vlerë prej 1.635 miliardë denarëve, por siç kemi paralajmëruar, Ministria e Financave, regjistroi fletobligacione të gjelbra në vlerë prej 600.020 milionë denarëve. Bankat, institucionet financiare, por edhe personat fizikë treguan interes në këtë drejtim. Kjo tregon se tregu i kapitalit ka nevojë për instrumente të reja, kreative dhe inovative, që do ta përmbushin ofertën dhe do t’u mundësojnë investitorëve që ta zgjerojnë portofolin e tyre financiar”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Mjetet e siguruara nga emetimi i parë i këtij fletobligacioni të gjelbër do të destinohen në Fondin e Efikasitetit Energjetik në kuadër të Bankës Zhvillimore, nga ku kompanitë do të mund të sigurojnë mjete me kushte të favorshme për investimet e tyre të gjelbra.

Fletobligacionet e gjelbra të emetuara me afat maturimi 2 vjeçar, me normë interesi 4.75% në nivel vjetor, përkatësisht maturohen më 5 tetor 2025, ndërsa interesi do të paguhet më 5 tetor 2024 për vitin e parë dhe më 5 tetor 2025 për vitin e dytë, së bashku me kryegjënë (principalin).

Fletobligacionet e gjelbra janë letra me vlerë që do të shfrytëzohen për projekte investuese për zhvillim të gjelbër. Ato destinohen për nxitjen dhe përkrahjen e projekteve për përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe financimin e projekteve ekologjike. Qëllimi është nxitja dhe përshpejtimi i aktivitetit investues në vend dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike.

Fletobligacioni i gjelbër në tregun e letrave me vlerë pason pas vendosjes me sukses të fletobligacioneve të qytetarëve, për të cilat u publikua emetimi i parë gjatë muajit korrik të vitit 2023, ku interesi ishte dy herë e gjysmë më i lartë se vlera e publikuar e prospektit të

Mjetet nga të dyja instrumentet janë përkrahje e komponentit zhvillimor të buxhetit për vitin 2023.

Ky instrument, si dhe ai që u emetua paraprakisht si fletobligacion i qytetarëve është produkt i ri në tregun vendor dhe është parashikuar me

Strategjinë e zhvillimit të tregut të letrave me vlerë, Strategjinë e menaxhimit të borxhit publik dhe Planin e përshpejtimit të rritjes ekonomike

Sipas Strategjisë së zhvillimit të tregut të kapitalit dhe Planit të përshpejtimit të rritjes ekonomike, krahas këtyre dy instrumenteve, në periudhën e ardhshme në treg do të ofrohen edhe fletobligacione zhvillimore dhe projektuese, që do të destinohen mbi projektet zhvillimore dhe projektuese në lidhur me infrastrukturën. Po ashtu, pas fletobligacioneve të gjelbra, gjatë këtij muaji do të emetohet edhe fletobligacioni i dytë i qytetarëve.

Previous Post

Arrestohet Radojiçiq, dërgohet në ndalim për 48 orë

Next Post

Gratë e Lëvizjes Demokratike tubohen në Karshiakë, ngrejnë zërin se Deponia po i rrezikon për kancerin e gjirit

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Gratë e Lëvizjes Demokratike tubohen në Karshiakë, ngrejnë zërin se Deponia po i rrezikon për kancerin e gjirit

Gratë e Lëvizjes Demokratike tubohen në Karshiakë, ngrejnë zërin se Deponia po i rrezikon për kancerin e gjirit

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk