Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti:Sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj demokracisë

03/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur me gazetarin e njohur Naser Selmani, të cilit iu shpërthye goma e automjetit në rrethana të dyshimta.

Mexhiti e ka cilësuar këtë akt si të papranueshëm dhe si një goditje jo vetëm ndaj Selmanit personalisht, por edhe ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së publikut për informim.

“Shprehim shqetësimin më të thellë dhe indinjatën për sulmin e fundit ndaj gazetarit të njohur Naser Selmani. Ky akt i papranueshëm përbën jo vetëm një goditje ndaj tij personalisht, por edhe ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së publikut për t’u informuar lirshëm e pa frikë”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj demokracisë dhe institucioneve të saj. “Çdo tentativë për të frikësuar apo penguar punën profesionale të mediave është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj të drejtave themelore të qytetarëve dhe ndaj sundimit të ligjit”, shtoi ai.

Mexhiti kërkoi nga organet kompetente që të hetojnë me seriozitet rastin, të zbardhin plotësisht rrethanat dhe të sigurojnë që autorët të dalin përpara drejtësisë. Po ashtu, ai bëri thirrje që institucionet të garantojnë mbrojtjen e gazetarëve dhe një ambient pune pa presione, kërcënime apo dhunë.

Në fund, ai shprehu solidaritet të plotë me Selmanin dhe me gjithë komunitetin gazetaresk në vend, duke theksuar se liria e medias është themeli i një shoqërie demokratike dhe duhet të mbrohet me çdo kusht.

Previous Post

Fetai dënon ashpër tentimin për frikësim të gazetarit Naser Selmani

Next Post

Skandal në “Pyjet Nacionale”: Gjashtë të punësuar denoncohen për dëm mbi 170 mijë euro

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post

Skandal në “Pyjet Nacionale”: Gjashtë të punësuar denoncohen për dëm mbi 170 mijë euro

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk