Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: Zgjedhjet brendapartiake ishin jostatutare, shqyrtojmë opsionet e ardhshme

03/07/2023
Mexhiti: Zgjedhjet brendapartiake ishin jostatutare, shqyrtojmë opsionet e ardhshme
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu janë të mendimit se janë shterur të gjitha opsionet për funksionim brenda BDI-së dhe shqyrtojnë të gjitha opsionet tjera të aktivitetit të tyre të ardhshëm politik. Ky qëndrim i tyre vjen një ditë pas zgjedhjeve të brendshme për kryetar të disa degëve të BDI-së. Procesin e quajtën jostatutar dhe të organizuar nën diktat.

“Rrjedhimisht, si i tillë ishte skajshmërisht përjashtues ndaj anëtarësisë të cilët ishin themelues të BDI-së, dhe që për 20 vite ishin aktiv dhe meritorë për fitoret e BDI-së, vetëm për shkak se e përkrahin mendimin ndryshe dhe për shkak se ishin kundër Artan Grubit. Me këtë mënyrë të organizimit të zgjedhjeve të brendshme partiake, të cilat nënkuptojnë edhe përjashtim formal për ne, veçmë janë shterrur të gjitha opsionet për funksionim brenda partisë, dhe është e vërtetë që anëtarësia e sinqertë e cila na përkrah e të cilët janë shumë, kërkojnë reflektim dhe veprim, me ç’rast të gjitha opsionet janë në tavolinë, mes të cilave edhe formimi i një lëvizje të re politike”, deklaroi Izet Mexhiti, Fraksion i BDI-së.

Përveç Mexhitit dhe Ganiut, nuk është e qartë akoma se kush tjetër nga “grupi i zjarrit” e përkrah këtë hap. I pyetur nëse këtë qëndrim e mbështet edhe kreu i Sarajit, Blerim Bexheti, ose ekzistojnë mendime të ndryshme dhe përçarje, Mexhiti këtë nuk e konfirmoi dhe as nuk e hodhi poshtë. Alsat kontaktoi dhe me Bexhetin, por nuk arritëm të marrim një qëndrim. Ndërkohë, nuk dihet as mendimi i Nevzat Bejtës dhe Musa Xhaferit.

E ndërkohë, zgjedhjet e një dite më parë brenda BDI-së, kreu i partisë Ahmeti i cilësoi si demokratike.

“Është mirëpritur ky proces dhe ky avancim sepse i ke shtuar të drejta anëtarësisë së BDI-së dhe nuk i ke hequr të drejta. Anëtarit të BDI-së i ke dhënë të drejtë të zgjedhë atë kandidat që ai mendon se është më i miri, që mund ta përfaqësojë atë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

BDI mbajti zgjedhjet e brendshme partiake në 14 degë të saj. Anëtarët e kësaj partie zgjodhën kryetarë dhe organet e degëve në Butel, Çair, Dibër, Jegunoc, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles. Në Çair, kryetar dege u zgjodh Bekim Neziri, edhe pse kjo komunë konsiderohet si bastion i “grupit të zjarrit”. /Alsat.mk

Previous Post

Papa Françesku dënon djegien e Kuranit

Next Post

Bytyqi: Kompanitë në rajonin e Shkupit i kemi mbështetur me një miliard e 200 milionë denarë mbështetje financiare për investime

Related Posts

Maqedoni

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025
Maqedoni

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Aktuale

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025
Maqedoni

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

15/09/2025
Maqedoni

Banorët e Gazi Babës e presin Izet Mexhitin me kafe dhe ngrohtësi

15/09/2025
Next Post
Bytyqi: Kompanitë në rajonin e Shkupit i kemi mbështetur me një miliard e 200 milionë denarë mbështetje financiare për investime

Bytyqi: Kompanitë në rajonin e Shkupit i kemi mbështetur me një miliard e 200 milionë denarë mbështetje financiare për investime

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk