Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Votojmë për t’i dërguar në pension politik shokët e Artan Grubit, dy fjalë edhe për “doktorin e Tik-Tokut”, Bujar Osmani

30/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat për kryetar të Çarit, Izet Mexhiti tha se jo rastësisht për një vit e pak muaj opozita në krye me BDI-në ndryshuan emërtimin dhe përbërjen disa herë, vetëm për të fshehur një të vërtetë të hidhur: se pas gjithë kësaj “aleance” fshihet frika nga emri BDI.

“Dikur simbol krenarie, sot ky emër është shndërruar në simbol të korrupsionit endemik: SORAVIA, LLOTARIA, AS SENJAK, këto janë arsyet e vërteta prapa koalicionit AKI! Dhe prandaj ne do t’i fitojmë në zgjedhje dhe do t’i demaskojmë aferat e tyre!”, tha Mexhiti në Konventën e sontme të VLEN në Shkup.

Ai tha se brenda strukturës AKI, protagonistët nuk flasin as mes vete, por qëndrojnë aty të kapur, me hesapet e tyre të papastra dhe me hipoteka të pashlyera ndaj “liderit suprem”. Prandaj ne do t’i mundim fort në zgjedhje!, shtoi ai.

“’Lideri suprem’ i AKI -së jeton në iluzion, i duket vetja i përjetshëm në fron. Ai flet e sillet si sundimtar, duke lavdëruar bashkëpunëtorët në publik dhe duke u ngritur kurthe pas shpine. Një model i dështuar që nuk ka as vizion, as drejtësi, as moral politik – vetëm interesa të ngushta personale, të cilat i kanë mbajtur peng shpresat e qytetarëve për kaq shumë vite. Prandaj, në këto zgjedhje ne do t’i fitojmë- jo do t’i fitojmë, do t’i deklasojmë!”, tha Mexhiti.

Këto zgjedhje, sipas tij, nuk janë zgjedhje të zakonshme.

“Votojmë për t’i dërguar në pension politik shokët e Artan Grubit! Votojmë për t’i demaskuar njëherë e mirë ideologët e VALIXHEVE, KAZINO-politikën dhe SORAVIA- patriotët!”, tha ai.

Në fund Mexhiti ka dy fjalë për “doktorin e Tik-Tokut”, Bujar Osmanin.

“Nuk e fiton respektin dhe përkrahjen e Çairit duke qëndruar më afër Zajazit dhe më së paku në Çair, duke kërcyer nga Çarshia në Beograd, nga lidhjet “live” në Fejsbuk tek darkat e fshehta në Budapest. Sepse Çairi nuk është trampolinë për politikanë kamikazë! Çairi nuk e don arrogancën, dhe e dënon prepotencën! Çairi nuk është pistë për eksperimente politike! Çairi është burrni, Çairi është nder, Çairi është krenari!”, thekson mes tjerash Mexhiti.

Previous Post

Fatmir Limani: Kjo shumicë është për integrim, nuk ka asgjë të përbashkët me liderin që krahasohet me zogjtë

Next Post

Mickoski: LSDM-në e pret edhe një debakël zgjedhor

Related Posts

Aktuale

Kasami dhe Qamili vazhdojnë takimet me qytetarët: Më 2 nëntor do ta vulosim fitoren

23/10/2025
Aktuale

KSHZ hodhi poshtë ankesën për parregullsi në fshatin Mellnicë të Çashkës

23/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nuk ndalet as pas fitores, po i përmbush një e nga një të gjitha premtimet parazgjedhore në Çair!

23/10/2025
Aktuale

Protestë e banorëve të Çashkës para KSHZ-së: Të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve (VIDEO)

23/10/2025
Aktuale

Policia thotë se ka shkatërruar rrjetin e fajdeve dhe pastrimit të parave në Shkup! 11 të arrestuar (VIDEO)

23/10/2025
Maqedoni

El Cheka: Ky është vëllai i Ali Ahmetit që merr rrogë në Komunë të Kërçovës (Dokument)

23/10/2025
Next Post

Mickoski: LSDM-në e pret edhe një debakël zgjedhor

Kasami dhe Qamili vazhdojnë takimet me qytetarët: Më 2 nëntor do ta vulosim fitoren

23/10/2025

KSHZ hodhi poshtë ankesën për parregullsi në fshatin Mellnicë të Çashkës

23/10/2025

Mexhiti nuk ndalet as pas fitores, po i përmbush një e nga një të gjitha premtimet parazgjedhore në Çair!

23/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk