Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti uron 7 marsin: Ju jeni drita që nuk shuhet, zëri që nuk hesht dhe shpresa te gjeneratat e reja!

07/03/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 7 mars 1887, në një shtëpi modeste të Korçës, u hap shkolla e parë shqipe. Ishte një ditë që shënoi fillimin e një epoke të re për gjuhën dhe kombin tonë. Në ato banka të drunjta, nxënësit shkruanin fjalët e para shqip, ndërsa mësuesit e asaj kohe nuk ishin thjesht mësimdhënës, ishin luftëtarë të diturisë, mbrojtës të gjuhës dhe shpëtimtarë të identitetit kombëtar.

Ata mësues nuk kishin libra të shumtë, nuk kishin klasa të ndriçuara apo mjete teknologjike. Kishin vetëm një gjë: zemrën dhe shpirtin për të mbjellë dritë në mendjet e fëmijëve shqiptar. Kishin guximin për të sfiduar errësirën, për të sakrifikuar gjithçka që brezat e ardhshëm të mos mbeteshin në terrin e padijes.
Nëpër klasa me dërrasë të zezë apo me projektorë modernë, me libra të rinj apo me sfida të reja, ata mbeten pishtarët e dijes. Janë ata që edukojnë, që mësojnë e frymëzojnë, ata që formësojnë të ardhmen me duart e tyre, shpesh mes vështirësive dhe mungesave, por gjithmonë me të njëjtin përkushtim si mësuesit e Korçës së 1887-ës. Qëllimi ende është i njejti; ta ndriçojnë rrugën e popullit tonë.
Sot, më shumë se një shekull më vonë, festojmë këtë ditë dhe vazhdojmë ta nderojmë këtë mision të shenjtë. Për çdo fjalë të shkruar, për çdo mendje të ndriçuar, për çdo ëndërr të udhëhequr drejt suksesit, juve mësues ju themi faleminderit!
Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve! Ju jeni drita që nuk shuhet, zëri që nuk hesht dhe shpresa te gjeneratat e reja!

Previous Post

Taravari uron 7 Marsin, publikon foto me mësuesin e tij

Next Post

Toshkovski në Izrael: Forcojmë partneritetin mes Maqedonisë dhe Izrealit në fushën e sigurisë

Related Posts

Maqedoni

Komandant Hoxha: Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend

04/11/2025
Maqedoni

Mickoski në Bruksel: Presim lajme pozitive

04/11/2025
Maqedoni

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025
Maqedoni

Dialog rajonal për politikat arsimore: Reforma themelore për arsim më cilësor

04/11/2025
Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Next Post

Toshkovski në Izrael: Forcojmë partneritetin mes Maqedonisë dhe Izrealit në fushën e sigurisë

Komandant Hoxha: Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend

04/11/2025

Mickoski në Bruksel: Presim lajme pozitive

04/11/2025

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk