Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Trikafta arriti në klinikën e fëmijëve

21/12/2023
Mexhiti: Trikafta arriti në klinikën e fëmijëve
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, mbajti sot konferencë për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e mbërritjes së ilaçit Trikafta për pacientët me fibrozë cistike.
”Më kujtohet kriza që u krijua para disa muajsh për shkak të procedurave burokratike që krijuan panik tek pacientët me fibrozë cistike, revolta e familjarëve dhe të afërmve të tyre ishte e justifikuar. Edhe revolta e publikut ishte e justifikuar dhe ne si Qeveri duhej të ndryshonim diçka. Si Ministër i Shëndetësisë dhe mbi të gjitha si mjek tashmë prej kohësh, pacientët e mi dhe shëndeti i tyre kanë qënë gjithmonë në vend të parë. Gjithmonë jam zotuar për zgjidhjen e nevojave të pacientëve, siç janë nevojat për ilaçe, diagnostifikim, ndihmesa, por edhe për nevojat e përditshmërisë së pacientëve, të gjitha këto të zgjidhen sa më parë të jetë e mundur. Pengesat burokratike nuk mund dhe nuk duhet të jenë arsye për shëndetin e qytetarëve.”
Ilaçi Trikafta tashmë ndodhet në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve. Me 100 milionë denarë është marrë terapia për muajt në vijim. Gjithashtu, për ilaçin janë planifikuar edhe 854 milionë denarë, për vitin 2024 dhe 2025, kështuqë pacientëve me fibrozë cistike, t’u sigurohet terapi edhe për dy vitet e ardhshme. Pacientët me fibrozë cistike përfshihen në terapi në faza, sipas Protokollit dhe kritereve të sakta të vlerësimit, merret vendimi për marrjen e terapisë. Lista e pacientëve është bërë nga Komisioni i Ekspertëve, pas ekzaminimeve mjekësore të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike, sipas pikëve të marra.
Ilaçi Trikafta është një ilaç i sigurt, i miratuar nga Agjencioni Evropian i Mjekësisë. Ajo që është shumë e rëndësishme, efekti i terapisë është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm. Në Evropë, ilaçi është terapi standarde për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike.
Si ministër jam i hapur dhe transparent me pacientët, për të dëgjuar se cilat janë nevojat e tyre reale dhe cila është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur ato. Zgjidhjet që sjellim nuk janë të imponuara por kanë një efekt real – deklaroi Mexhiti

Previous Post

Rikonstruimi i objektit diplomatik ekzistues në Cyrih, MPJ me njoftim

Next Post

Vërtetimet dhe dokumentet e reja – qytetarët vazhdojnë të presin në radhë të gjata!

Related Posts

Maqedoni

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025
Maqedoni

Sopi reagon ndaj kërkesës së BDI-së për dorëheqje: Po të mos ishte për të qeshur, do ishte për të qarë!”

17/08/2025
Maqedoni

Menduh Thaçi thyen pritshmëritë: Asnjë kandidat, asnjë listë – PDSH jashtë zgjedhjeve!

17/08/2025
Maqedoni

Raste ekstreme në Shkup: Tentim-vrasje ndaj gjyshes, paraburgim për 28-vjeçaren e dyshuar

17/08/2025
Maqedoni

Vihet nën kontroll zjarri mbi Sllupçan, Nexhmedin Sadiku në terren me drejtorin e QMK-së

17/08/2025
Maqedoni

Leskovica demanton përçarjet në degën e BDI-së në Çair: “Do të jem krah për krah me Bujar Osmanin deri në fitore”

17/08/2025
Next Post
Vërtetimet dhe dokumentet e reja – qytetarët vazhdojnë të presin në radhë të gjata!

Vërtetimet dhe dokumentet e reja – qytetarët vazhdojnë të presin në radhë të gjata!

Khamzat Chimaev “mbreti i ri” i kafazit

17/08/2025

Zelensky: Putin ka shumë kërkesa të fshehta, kemi nevojë për negociata të vërteta

17/08/2025

Tre të vdekur, 8 të plagosur në të shtënat masive në një restorant të Nju Jorkut

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk