Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Tetova dëshmoi se me VLEN ka shpresë, me BDI nuk ka të ardhme

31/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në hapjen e shtabit zgjedhor të VLEN-it në Tetovë, njëri nga liderët e koalicionit, Izet Mexhiti, theksoi se qeverisja lokale në këtë qytet është shembulli më i mirë i aftësisë dhe vendosmërisë për të sjellë ndryshime të prekshme, pavarësisht sfidave të mëdha.

“Bilalli e mori komunën e Tetovës me llogari të bllokuar, por megjithatë arriti të ndërtojë rrugë që nuk ishin prekur për më shumë se 20 vite. Askush nuk e besonte se si me llogari të bllokuar mund të realizohen projekte kapitale, por kjo është dëshmi e aftësive të tij si menaxher dhe kryetar”, tha Mexhiti.
Ai rikujtoi edhe diskriminimin e komunave shqiptare nga qeveria e kaluar, e cila ndau mjete financiare për 78 komuna, duke përjashtuar Tetovën dhe Çairin, ndërsa Zhelina u kushtëzua me projekte. “Edhe në këto kushte të vështira, Bilalli dhe Tetova dëshmuan se puna dhe përkushtimi nuk ndalen”, shtoi ai.

Mexhiti nënvizoi se VLEN është forca që solli konkurrencën e ndershme dhe frymën e ndryshimit tek shqiptarët.
“Ne nuk duam që të njejtët njerëz të rrinë me dekada në zyra. VLEN solli energji të re, ndryshoi gjendjen dhe dëshmoi se fitorja jonë është për shqiptarët. Jemi krah për krah me njëri-tjetrin dhe të gatshëm të mbështesim edhe kandidatët e pavarur, sepse për ne nuk ka rëndësi vetëm fitorja e VLEN-it, por e ardhmja e shqiptarëve”, tha ai.

Duke folur për kundërshtarët politikë, Mexhiti theksoi se BDI nuk ka marrë ende mesazhin as nga qytetarët, as nga ndërkombëtarët.
“BDI ka nevojë për një reformim të thellë. Nëse nuk reformohen nga themeli, nuk do të mund të jenë konkurrentë në zgjedhje, por vetëm do të fshihen pas emblemave të ndryshme”, u shpreh Mexhiti.

Në fund, Mexhiti siguroi qytetarët se në vetëm një vit qeverisjeje, VLEN ka dëshmuar me fakte se mund të bëjë punë të mëdha për interesin e shqiptarëve dhe se kjo rrugë do të vazhdojë me vendosmëri. “VLEN është e ardhmja dhe ndryshimi që i duhet shqiptarëve”, përfundoi Mexhiti.

Previous Post

Kasami: Katër vite i dhamë fund keqmenaxhimit në Tetovë, katër të tjera për zhvillim të madh

Next Post

Sherif Rrahmani reagon ndaj Bujar Osmanit: Po e keqpërdor nënën time për fushatë

Related Posts

Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Maqedoni

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025
Aktuale

Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Next Post

Sherif Rrahmani reagon ndaj Bujar Osmanit: Po e keqpërdor nënën time për fushatë

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025

Zgjedhjet lokale, voton kryeministri Kurti – ja thirrja e tij për qytetarët

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk