Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti takon pensionistët e komunës së Çairit: Mbështetje konkrete dhe politika të qëndrueshme për një jetë të denjë

23/09/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot ka realizuar takim me pensionistët e kësaj
komune, duke vënë në pah rëndësinë e jashtëzakonshme që ata kanë për
shoqërinë në vend.
“Kam kënaqësinë e veçantë të takohem me njerëzit që gjithë jetën ia kanë kushtuar ndërtimit të shoqërisë sonë. Ata meritojnë respektin dhe mbështetjen më të madhe”, u shpreh Mexhiti.

Ai konfirmoi se Qeveria, për më pak se një vit, ka arritur të rrisë pensionet me gjithsej 7.000 denarë, një hap i rëndësishëm drejt
përmirësimit të kushteve ekonomike të qytetarëve në moshë të shtyrë.

“Ky është një ndryshim i ndjeshëm dhe konkret në jetën e përditshme të
pensionistëve. Kjo politikë do të vazhdojë me hapa të tjerë për të siguruar një pleqëri të denjë për të gjithë”, tha Mexhiti.

Më tej, nënvizoi se përkrahja për pensionistët nuk duhet të jetë vetëm
financiare, por edhe sociale, ndërkohë që shtoi se komuna e Çairit do të investojë në krijimin e përmbajtjeve të reja, programeve sociale,
kulturore dhe rekreative, ku përfshinë ngjarje kulturore dhe sportive, udhëtime dhe programe educative si dhe aktivitete shoqërore për një jetë
më cilësore.

Komuna e Çairit do të jetë partnere e të gjitha shoqatave të pensionistëve, duke mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në mirëqenien e tyre, ndërsa në bashkëpunim me Qeverinë, do të dizajnohen edhe programe të veçanta për parandalimin shëndetësor, duke përfshirë
edukime, kontrolle mjekësore falas dhe aktivitete për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor të të moshuarve, theksoi më tej Mexhiti, duke nënvizuar edhe angazhimin për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve në kushte të rënda sociale përmes ndihmës sistematike, pakove sociale si dhe përkujdesjes së vazhdueshme institucionale.

“Pensionistët janë krenaria, forca dhe mençuria jonë më e madhe. Është detyrë e jona t’u sigurojmë një pleqëri të denjë, të qetë dhe të
përmbushur. Ky është një premtim që si komunë e Çairit do ta përmbushim deri në fund”, përfundoi kështu Mexhiti.

Previous Post

Selver Xhemaili hyri në Myftininë e Tetovës: Varemi nga donacionet, duhet të menaxhojmë me kujde

Next Post

Sabri Aziri zëdhënës i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair

Related Posts

__kateg

Mexhiti: Çairi po ecën përpara, çdo ditë me projekte që përmirësojnë jetën në çdo lagje

23/10/2025
Maqedoni

60 mijë qytetarë paraqiten për vaksina

23/10/2025
Maqedoni

Të punësuarit në “Higjienën Komunale” denoncojnë parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja

23/10/2025
Maqedoni

Mickoski: Opozita të ketë kujdes, mund t’iu plotësohet dëshira për zgjedhje të parakohshme

23/10/2025
Maqedoni

Sonte nga ora 18:45, Shkëndija përballë Shelburnit në Ligën e Konferencës

23/10/2025
Maqedoni

Kasami dhe Qamili: Më 2 nëntor e vulosim fitoren!

23/10/2025
Next Post

Sabri Aziri zëdhënës i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair

Pas rinumërimit, ja sa vota morën kandidatët për kryetar të Prishtinës

23/10/2025

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

23/10/2025

Mexhiti: Çairi po ecën përpara, çdo ditë me projekte që përmirësojnë jetën në çdo lagje

23/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk