Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: Rusino do të bëhet deponi moderne sanitare për gjithë Pollogun

20/12/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot vizitoi ndërmarrjen “Rusino-Pollog” në Gostivar, ku realizoi takim me drejtorin e kësaj ndërmarrje Sazan Horvati, ndërsa pas takimit, vizituan deponinë e Rusinos, që shërben 9 komuna të Pollogut, me 184 vendbanime dhe 322 mijë banorë.

Mexhiti tha se qëllimi i vizitës është shqyrtimi i gjendjes aktuale të deponisë dhe të njofton për projektin investues që Ministria e Mjedisit Jetësor planifikon të realizon në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm për ta kthyer këtë deponi në një qendër sanitare moderne që do të shërben gjithë Pollogun.

“Në kuadër të projektit, në periudhën aktuale për rajonin e Pollogut janë duke u zhvilluar procedura për ndërtimin e stacionit të transferit në Tetovë, i cili do të shërbejë si infrastrukturë ndihmëse për grumbullimin e mbeturinave, të cilat më pas do të transportohen në deponinë rajonale të Rusinos. Planifikohet blerja e pajisjeve speciale, pra maqineri të rënda, të destinuara për nevojat e deponisë, me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe kapacitetit të menaxhimit të mbetjeve, si dhe projekti për mbikëqyrjen e aktiviteteve në terren, i cili do të sigurojë monitorim të vazhdueshëm të të gjitha aktiviteteve që kryhen jashtë”, deklaroi zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Mexhiti.

Mexhiti informoi se aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitete për përzgjedhjen e kompanive që do ta realizojnë projektin dhe pritet që zbatimi në terren të fillojë më së voni deri në qershor të vitit 2025.

Projekti rajonal për mbetjet e ngurta në rajonin e Pollogut financohet nëpërmjet një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), një grant nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SECO) dhe donatorë të tjerë, ndërsa qendra e re sanitare që do të ndërtohet tek deponia ekzistuese Rusino do të funksionojë sipas standardeve nacionale dhe të BE-së.

Previous Post

Durmishi dhe Stojkoski: Rritet numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri”

Next Post

Rrahët lideri i opozitës në Serbi – dërgohet me urgjencë në spitalin e Beogradit

Related Posts

Aktuale

Kryeministri Mickoski për vizitë në Kumanovë

17/09/2025
Aktuale

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 29 gradë

17/09/2025
Aktuale

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

16/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

16/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

16/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Vota për Blerim Sejdiun është votë për çdo banorë të Zhelinës

16/09/2025
Next Post

Rrahët lideri i opozitës në Serbi – dërgohet me urgjencë në spitalin e Beogradit

KFOR: Situata në Kosovë e qëndrueshme, por me rrezik eskalimi

17/09/2025

Kryebashkiaku i Londrës sulmon Trump: Ka ndezur flakën e politikës përçarëse në të gjithë botën

17/09/2025

Kryeministri Mickoski për vizitë në Kumanovë

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk