Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Rruga “Maksut Sadik” drejt përfundimit, investim i rëndësishëm për Çairin

26/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të komunsë së Çairit, Izet Mexhiti inspektoi punimet për rikonstruktimin e rrugës “Maksut Sadik” në Çair, projekt i rëndësishëm infrastrukturor që lidh këtë pjesë të komunës me bulevardin “Nikolla Karev” dhe me Universitetin “Nëna Terezë”, ku së shpejti do të ndërtohet një kampus modern universitar.

Bëhet fjalë për një investim prej rreth 220.000 euro, i cili realizohet me mbështetje të Qeverisë në kuadër të Programit për projekte
infrastrukturore në komuna për vitin 2025.

“Sot jam këtu së bashku me ju për të ndjekur përparimin e rikonstruimit të rrugës ‘Maksut Sadik’. Kjo rrugë nuk është vetëm një arterie e
zakonshme komunikacioni, por një lidhje jetike që e bashkon këtë pjesë të Çairit me bulevardin ‘Nikolla Karev’, me Universitetin ‘Nëna Terezë’, ku shumë shpejt do të ndërtohet një kampus modern universitar. Ky është një investim prej rreth 220.000 euro, që realizohet me mbështetje të Qeverisë në kuadër të Programit për projekte infrastrukturore në komuna për vitin 2025”, u shpreh Mexhiti.

Punimet, siç u theksua nga ai, po ecin me ritme të shpejta dhe projekti pritet të përfundojë për dy javë.

“Kjo do të thotë se banorët e këtij rajoni, veçanërisht komuniteti rom, i cili prej vitesh ka pritur kushte më të mira për lëvizje, më në fund do të kenë infrastrukturën që e meritojnë”.

Mexhiti shtoi se ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me asfalt, por me përkushtim konkret ndaj komunitetit.

“Për mua, kjo është më shumë se asfalt dhe një rrugë e re. Kjo është një dëshmi se kur Qeveria dhe komuna bashkëpunojnë, rezultatet arrijnë deri tek njerëzit.Ky është shembull se si veprat konkrete e ndryshojnë realitetin e
përditshëm”, tha ai.

Duke e njohur Çairin në çdo cep, Mexhiti ritheksoi angazhimin e tij personal për zhvillimin e komunës.
“Si njeri që gjithë jetën e ka kaluar në Çair, e njoh mirë çdo rrugë dhe çdo problem. Përkushtimi im është i qartë: të sigurojmë investime të reja, kushte të reja dhe energji të re për Çairin. Ky është vetëm fillimi. Çairi ka potencial, ka forcë dhe do të ketë zhvillimin që e meriton”, vlerësoi Mexhiti.

Previous Post

Momenti i rëndë kur Gjesti merr lajmin e trishtë

Next Post

Kostovski: Buteli do të ketë poliklinikë ultramoderne, po nis një epokë e re për shëndetësinë lokale (FOTO)

Related Posts

Maqedoni

Bajram Rexhepi: Më 2 Nëntor do të fitojë Tetova, do të triumfojë vota e lirë!

25/10/2025
Maqedoni

Arsim Dalipi prezentoi 5 pikat prioritare për Strugën

25/10/2025
Maqedoni

Ndërroi jetë Agim Jonuz, analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi

25/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi dhe Gashi në Strugë: Mbështetje e plotë për Mendi Qyrën

25/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çdo lagje e Çairit po merr pamje të re, Dizhoni tashmë me infrastrukturë moderne!

25/10/2025
Maqedoni

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

25/10/2025
Next Post

Kostovski: Buteli do të ketë poliklinikë ultramoderne, po nis një epokë e re për shëndetësinë lokale (FOTO)

KQZ tregon se cilat komuna shkojnë në balotazh e cilat jo

25/10/2025

Bajram Rexhepi: Më 2 Nëntor do të fitojë Tetova, do të triumfojë vota e lirë!

25/10/2025

Rama: Kosova duhet t’ia lë “topin në derë” Serbisë

25/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk