Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti prezanton projektin për restaurimin e “Shengyl Hamamit” në Çair

25/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti sot prezantoi një nga projektet më të rëndësishme për ruajtjen e
trashëgimisë kulturore dhe për zhvillimin e Çairit si një qendër moderne
kulturore dhe urbane.

Ai bëri të ditur se “Shengyl Hamami”, një nga monumentet më të vlerësuara të arkitekturës osmane në Shkup, do të restaurohet dhe do të
marrë jetë të re përmes një projekti të detajuar që tashmë është
përgatitur.

“Qëllimi ynë është ta rikthejmë këtë thesar historik në funksion të qytetarëve dhe të kulturës. Pas restaurimit, Shengul Hamami do të
shndërrohet në një qendër moderne kulturore ku do të zhvillohen aktivitete në fushën e pikturës, muzikës, letërsisë dhe krijimtarisë
artistike”, tha Mexhiti.

Më tej shtoi se objekti do të jetë i destinuar për shoqatën “Yeni Yol”, e cila për më shumë se 70 vite është ruajtëse e kulturës, gjuhës dhe
letërsisë turke në Maqedoninë e Veriut, si dhe shoqatën “Lilian”, e cila prej më shumë se një dekade përfaqëson denjësisht kulturën boshnjake.

“Me këtë projekt, jo vetëm që po e ruajmë dhe kultivojmë trashëgiminë tonë, por po krijojmë edhe kushte që brezat e rinj të kenë hapësirën e tyre për shprehje dhe krijimtari. Ky do të jetë një vendtakim për breza, kultura dhe ide, një simbol i Çairit si komunë që gjithmonë ka ditur vetëm të bashkojë”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se investimi në kulturë do të jetë një nga shtyllat kryesore të vizionit të tij për Çairin.“Si kryetar i ardhshëm i komunës së Çairit, vizioni im është i qartë që
të investojmë në kulturë, ta gjallërojmë Çarshinë dhe ta bëjmë komunën tonë një qendër të vërtetë moderne, urbane dhe kulturore. Shengyl Hamami do të jetë simbol i këtij vizioni, një urë mes së kaluarës dhe të
ardhmes, një vend i gjallë që do të na inspirojë”, sqaroi Mexhiti.

Previous Post

Shtetasi i Maqedonisë ia “sheh hajrin” emrit të tij, gabimisht u lirua nga burgu në Austri

Next Post

Këshilli i ministrave në Shqipëri shkarkon Erion Veliajn

Related Posts

Maqedoni

Ali Ahmeti: Kemi fituar me vota kombëtare, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave

02/11/2025
Maqedoni

Mexhiti: Sot fituan shqiptarët – nis një erë e re politike

02/11/2025
Maqedoni

Reagon Ramadani: Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria

02/11/2025
Maqedoni

Bajram Rexhepi uron Kasamin! Thotë që përgjegjësia është e tij dhe e askujt tjetër

02/11/2025
Maqedoni

Mendi Qyra shpall fitoren në Strugë: Dallimi është mbi 500 vota, mendoj se kjo është e mjaftueshme

02/11/2025
Maqedoni

Fatmir Dehari e pranon humbjen: Rezultatet nuk janë të kënaqshme

02/11/2025
Next Post

Këshilli i ministrave në Shqipëri shkarkon Erion Veliajn

Ali Ahmeti: Kemi fituar me vota kombëtare, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave

02/11/2025

Mexhiti: Sot fituan shqiptarët – nis një erë e re politike

02/11/2025

Reagon Ramadani: Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk