Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti prezanton projektin jetik për qytetarët: Në zemër të Çairit do të ketë Stacion Territorial të Zjarrfikësve

18/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN, z. Izet Mexhiti, ka prezantuar sot një nga projektet më të rëndësishme për
sigurinë publike të qytetarëve, ndërtimin e Stacionit Territorial të Zjarrfikësve në zemër të kësaj komune.

Në fjalën e tij, z. Mexhiti theksoi se ky projekt nuk është luks, por një domosdoshmëri jetike për të përballuar rreziqet gjithnjë e më të shpeshta nga zjarret, si gjatë sezonit të verës, ashtu edhe në dimër.

“Ndërhyrja e shpejtë shpëton jetë. Ky stacion nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por një investim i drejtpërdrejtë në jetën dhe
mirëqenien e qytetarëve tanë,” deklaroi Mexhiti.

Projekti përfshinë objektin modern me sipërfaqe prej 750 m², 3 automjete zjarrfikëse të pajisura për intervenim në çdo terren, 12 zjarrfikës profesionistë, të trajnuar për reagim të shpejtë në raste emergjente.

“Kemi pasur gjithmonë heronj të heshtur, zjarrfikësit që kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar të tjerët,” shtoi Mexhiti.

Z. Mexhiti shprehu mirënjohje të veçantë për Shoqatën Vullnetare Zjarrëfikëse “Bajram Miftari” nga Çairi , e cila prej vitesh ka qenë
shtyllë humane e sigurisë, jo vetëm në Çair, por edhe më gjerë.

Ky stacion do të jetë edhe një gur në mozaikun e sigurisë publike në Çair dhe të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e dëmeve materiale dhe në shpëtimin e jetëve njerëzore.

“Çairi meriton infrastrukturë moderne, shërbime efikase dhe siguri. Ky stacion do të thotë më shumë jetë të shpëtuara, më pak dëme, më shumë
përgjegjësi institucionale.
Kemi përvojën dhe kapacitetin për ta çuar këtë projekt përpara dhe do ta bëjmë bashkë me qytetarët, profesionistët dhe partnerët tanë
institucionalë,” përfundoi ai.

Previous Post

“Së shpejti”, Rita Ora bën paralajmërimin e madh

Next Post

Mickoski: Të krijojmë një sektor publik që do të jetë nxitës i zhvillimit, partner i qytetarëve dhe garantues i së ardhmes evropiane të vendit

Related Posts

Maqedoni

“Transparenca”, Memishi: Seancat e Këshillit Komunal në Tearcë do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetet sociale!

18/09/2025
Maqedoni

Durmishi: BDI po jep shqelmat e fundit – në panik total, kapet pas Levicës

18/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Kandidaturat e Levicës në komunat shqiptare janë të koordinuara me BDI-në

18/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Akuzat për koalicion me Levicën janë të dëshpëruara, VLEN tashmë po e përgatit arsyetimin për humbjen

18/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Të krijojmë një sektor publik që do të jetë nxitës i zhvillimit, partner i qytetarëve dhe garantues i së ardhmes evropiane të vendit

18/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Rruga drejt BE-së është më shumë se ligje, është ndërtimi i institucioneve evropiane

18/09/2025
Next Post

Mickoski: Të krijojmë një sektor publik që do të jetë nxitës i zhvillimit, partner i qytetarëve dhe garantues i së ardhmes evropiane të vendit

“Transparenca”, Memishi: Seancat e Këshillit Komunal në Tearcë do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetet sociale!

18/09/2025

Durmishi: BDI po jep shqelmat e fundit – në panik total, kapet pas Levicës

18/09/2025

Mexhiti: Kandidaturat e Levicës në komunat shqiptare janë të koordinuara me BDI-në

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk