Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti prezantoi mega-projektin sportiv në Çair-Sallën multifunksionale moderne

08/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njëkohësisht kandidat për kryetar të
Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, prezantoi sot projektin më të madh sportiv në historinë e kësaj komune: transformimin e Pishinës së vjetër të braktisur në një qendër moderne sportive dhe rekreative.Ky projekt ambicioz, i konceptuar sipas modeleve të njohura të qendrave sportive “Jane Sandanski” në Aerodrom dhe “Boris Trajkovski” në Karposh,
synon të sjellë një qendër multifunksionale të standardeve evropiane, në
zemër të Çairit.

‘Kompleksi do të përfshijë Sallë të madhe sportive për hendboll,
volejboll dhe basketboll, me kapacitet mbi 3.000 ulëse për spektatorë,
Qendër të mbyllur fitnesi, Salla për pingpong dhe sporte luftarake të
tilla si karate dhe boks, Fusha të jashtme për futboll të vogël dhe dy
fusha basketbolli – të hapura dhe të qasshme për qytetarët’ informoi
Mexhiti.

Projekti, sipas Mexhitit do të ndërtohet përmes një partneriteti
publiko-privat, ku Komuna e Çairit do të krijojë të gjitha parakushtet
ligjore dhe institucionale, në bashkëpunim të plotë me pushtetin
qendror.

‘Investuesi që do të përzgjidhet do të ketë detyrim të ndërtojë një
qendër që përmbush standardet moderne dhe të ofrojë një model
funksionimi të qëndrueshëm. Në këmbim, ai do të ketë të drejtën e
shfrytëzimit të kompleksit për një periudhë 20 deri në 30 vjet’ tha
Mexhiti.

Mexhiti tha se pas përfundimit të kësaj periudhe, kjo qendër moderne
sportive dhe rekreative do të bëhet pronë e plotë e Komunës së Çairit
dhe e të gjithë qytetarëve tanë. Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë së
Veriut i është dhënë për përdorim të përhershëm Komunës së Çairit dhe
Komuna ka të drejtë të menaxhojë, gjegjësisht ti zbatojë të gjitha
procedurat e nevojshme për realizimin e këtij projekti.

Është koha që edhe Çairi të ketë një qendër sportive të rangut evropian,
u shpreh Mexhiti gjatë prezantimit.

Previous Post

Komuna e Tetovës demanton Bajram Rexhepin

Next Post

BDI: “Bota serbe” këmbëkryq në Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Aktuale

Njihuni me fshatin ku nuk votoi asnjë banor

03/11/2025
Maqedoni

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, jam ekonomist dhe kërkoj punë në sektorin privat

03/11/2025
Maqedoni

Tre deputetë bëhen kryetarë komunash, Kuvendi duhet të konstatojë ndërprerjen e mandateve

03/11/2025
Maqedoni

Acevski kërkon dorëheqjen e të gjithë udhëheqësisë së LSDM-së

03/11/2025
Maqedoni

Arben Taravari: “Kemi më shumë vota popullore, por pa kryetarë – koha do tregojë nëse fituan shqiptarët!”

03/11/2025
Maqedoni

Limani: Mbetem garanti se asnjë arritje etnike nuk do cenohet

03/11/2025
Next Post

BDI: “Bota serbe” këmbëkryq në Maqedoninë e Veriut

Serbët “ndezin” Beogradin, protestuesit përplasen me mbështetësit e Vuçiç

03/11/2025

Njihuni me fshatin ku nuk votoi asnjë banor

03/11/2025

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, jam ekonomist dhe kërkoj punë në sektorin privat

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk