Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Pres një zgjidhje të drejtë për rastin e Onkologjisë

17/10/2023
Mexhiti: Pres një zgjidhje të drejtë për rastin e Onkologjisë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në seancën e sotme të komisionit anketues në Parlament për rastin e Klinikës së radiologjisë dhe onkologjisë, ka trajtuar sfidat në punën e kësaj klinike dhe ka rikujtuar se tashmë janë bërë ndryshime kadrovike në menaxhment.

“Besoj se procedura penale për këtë çështje shumë të ndjeshme do të ketë një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë. Fajtorët duhet të dihen me emër dhe mbiemër, vetëm kështu do të mund të kthejmë besimin e pacientëve në sistemin shëndetësor dhe të mbrojmë punonjësit e shëndetësisë nga akuzat dhe poshtërimet e përgjithsuara.

Mexhiti theksoi se tani në klinikë është duke u punuar sipas protokolleve të reja klinike, është vendosur një sistem kontrolli që secilit pacient I mundëson të marrë terapinë e nevojshme. Në këshillin e onkologjisë çdo të mërkurë diskutohet për çdo pacient që duhet të fillojë terapinë, me cilindo ilaç nga i ashtuquajturi buxhet i kushtëzuar, si dhe barnat që janë në listën pozitive, duke potencuar se janë bërë edhe analiza financiare për KATO sistemin.

Përsa i përket sistemit KATO për dozimin dhe kontrollin e terapisë e cila u jepet pacientëve që trajtohen në Klinikën e Onkologjisë, pak muaj para se ky rast të bëhej publik, janë bërë analiza financiare nëse sistemi KATO duhet të kthehet sërish në funksion apo të sigurohet sistem i ri për të kontrolluar terapinë. Me ribalancimin e ri të buxhetit siguruam kthimin e sistemit KATO, i cili do të parandalojë keqpërdorimet e mundshme në afat të gjatë në të ardhmen, theksoi ministri Mexhiti në deklaratën e tij.

Në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji është duke u bërë instalimi i një përshpejtuesi të ri modern linear për nevojat e pacientëve onkologjikë, si dhe procedura të tjera për përforcim kadrovik, sigurimin e pajisjeve të reja mjekësore dhe decentralizimin e terapisë për pacientët onkologjikë.

Po vazhdojmë përpjekjet për avancimin e punës së kësaj klinike dhe në këtë drejtim do të vazhdoj të inicioj propozime dhe procedura në Qeveri për sigurimin e mjeteve për investime të vazhdueshme në përmirësimin e cilësisë së sistemit shëndetësor. Ndërkihë janë duke u zhvilluar procedura për sigurimin e kuadrove dhe pajisjeve për fillimin e funksionimit të qendrave onkologjike për terapi konservative në spitalet klinike në Shtip dhe Manastir, si dhe në SPQ “8 Shtatori”, theksoi ministri Mexhiti.

Previous Post

Regjimi i posaçëm i trafikut nesër në Shkup

Next Post

ChatGPT mund të jetë më i mirë se një mjek i përgjithshëm për udhëzimet mbi depresionin

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025
Maqedoni

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Maqedoni

Adnan Azizi: Konfirmoj fitoren bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen…

02/11/2025
Maqedoni

Pas numërimit të 100% të votave në Bogovinë, Feti Abazi fiton bindshëm

02/11/2025
Maqedoni

Rezultatet përfundimtare në Dibër, Fisnik Mela fiton ndaj Ramadan Imerit

02/11/2025
Next Post
ChatGPT mund të jetë më i mirë se një mjek i përgjithshëm për udhëzimet mbi depresionin

ChatGPT mund të jetë më i mirë se një mjek i përgjithshëm për udhëzimet mbi depresionin

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk