Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Po marrim 22 ambulanca të reja, blerja më e madhe në histori për kujdesin emergjent

19/12/2023
Mexhiti: Po marrim 22 ambulanca të reja, blerja më e madhe në histori për kujdesin emergjent
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë informon se ka konstatuar nevojën për blerjen e autoambulancave të reja për nevojat e institucioneve publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për faktin se shumica e automjeteve që janë në dispozicion të institucioneve janë të vjetruara, të rrënuara, me kilometrazh më të madh se maksimumi teknik dhe të amortizuara.

Për këtë qëllim, Ministria përgatiti dhe dorëzoi në Qeveri informacionin për dhënien e pëlqimit për marrjen e detyrimeve, pagesa e të cilave kërkon përdorimin e mjeteve buxhetore në vitet e ardhshme të Ministrisë së Shëndetësisë për marrjen e 22 autoambulancave.

Këto automjete do të kenë pajisje të përmirësuara mjekësore për nevojat e institucioneve në shtet, në bazë të të cilave Qeveria ka dhënë pëlqimin për blerjen e 22 autoambulancave me pajisje të përmirësuara mjekësore, sipas Ekstraktit nga Projektprocesverbali i seancës së 180-të të Qeverisë së mbajtur më dt. 22 gusht 2023.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, thotë se autoambulancat e reja janë blerja më e madh në histori për kujdesin emergjent.

“Po marrim 22 autoambulanca të reja, blerja më e madhe në histori për shërbimet e emergjencës. Me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve bashkëkohore me të cilat do të pajisen autoambulancat, do të mundësohet që të ndërmerren ndërhyrje profesionale mjekësore për stabilizimin e gjendjes së pacientit dhe fillimin e trajtimit fillestar në varësi të llojit të lëndimit dhe sëmundjes për të cilën tregohet thirrja.

Ambulancat e reja do të pajisen me pajisje të përmirësuara mjekësore”, thekson Mexhiti.

Procedura për prokurimin publik të 22 autoambulancave me pajisje të përmirësuara mjekësore është publikuar në Sistemin Elektronik për Prokurim Publik më 05.12.2023, me numër shpalljeje 21959/2023. Për momentin procedura është në fazën e dorëzimit të ofertave tek operatorët ekonomikë dhe afati i dorëzimit skadon më 05.01.2024.

Previous Post

Taravari: Edhe 15 ministri po të na jep VMRO nuk pranojmë nëse nuk kanë perspektivë evropiane

Next Post

Kovaçevski: S’ka kërkesa tjera pos ndryshimeve kushtetuese

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Next Post
Kovaçevski: S’ka kërkesa tjera pos ndryshimeve kushtetuese

Kovaçevski: S’ka kërkesa tjera pos ndryshimeve kushtetuese

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk