Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Po finalizojmë propozim- ligjin për vdprim klimatik

20/02/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministës i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”, organizuar nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ.

Në takimin përmbyllës, ku folën edhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, koordinatori qeveritar për Fondin e Gjelbër për Klimën, Dame Dimitrovski dhe menaxheri i projektit në Zyrën e GIZ-it në Shkup, Mark Barret, Mexhiti theksoi rëndësinë e luftës kundër ndryshimeve klimatike, që siç tha ai, nuk ka të bëjë vetëm me teknologjitë, por edhe me infrastrukturën, dhe politikat.

‘Bëhet fjalë për ti siguruar individët, komunitetet dhe institucionet me njohuri, aftësi dhe mënyra të të menduarit, të nevojshme për të nxitur ndryshime të rëndësishme dhe të qëndrueshme. Ndryshimet klimatike, si një qëllim i veçantë i zhvillimit të qëndrueshëm, paraqesin një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë. Për ti trajtuar në mënyrë efikase këto sfida, duhet të investojmë në kapitalin njerëzor – aftësinë tonë kolektive për t’u përshtatur, për të inovuar dhe për të ndërtuar shoqëri të qëndrueshme’, tha Mexhiti.

Para së gjithash, shtoi zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, arsimi luan një rol kyç në ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike dhe njohuritë i fuqizon individët të marrin vendime të informuara dhe të zbatojnë zgjidhje të qëndrueshme.

Në aktivitet u diskutua edhe për krijimin e “profesioneve të gjelbra” të reja, të cilat do t’u japin të rinjve mundësinë për të punuar në sektorë që janë në përputhje me tendencat më të fundit klimatike.

“Ne jemi veçanërisht krenarë që ky projekt ka hedhur themelet për nxitjen e vendeve të gjelbra të punës dhe avancimin e politikave të përfshirjes sociale. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se Plani Kombëtar i veprimit për mbështetjen e zhvillimit të punësimit të gjelbër, inteligjent ndaj klimës, punësimit të ndjeshëm ndaj gjinisë dhe gjithëpërfshirës në sektorët kyç ekonomik në vend përmban masa specifike për përshtatjen e tregut të punës me tranzicionin e gjelbër”, tha Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Koordinatori i Qeverisë për Fondin e Gjelbër për Klimën, Dame Dimitrovski, vuri në dukje se ndryshimet klimatike janë të vendosura lartë në agjendën e qeverisë dhe se sektori i arsimit, mbrojtjes sociale dhe shëndetësisë njihen si sektore kyçe të agjendës së gjelbër.

Mark Barrett, menaxher projekti i Agjencisë Gjermane të Bashkëpunimit Ndërkombëtar GIZ, vuri në dukje se një e treta e portofolit është në të vërtetë zbatimi i projekteve që kontribuojnë në përshtatjen e sektorëve të bujqësisë dhe transportit, dekarbonizimin e sektorit të energjisë, përmirësimin e efiçencës energjetike të ndërtesave publike dhe menaxhimin e përmbytjeve si dhe forcimin e sektorit privat.

Previous Post

Martohet ish-banori i “BBVK”-së

Next Post

Limani për çerdhet në Likovë dhe Haraçinë: Ministria përmbushi obligimet e saja, radhën e kanë kryetarët e komunave

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Limani për çerdhet në Likovë dhe Haraçinë: Ministria përmbushi obligimet e saja, radhën e kanë kryetarët e komunave

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk