Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti paralajmëron: Së shpejti takim i përbashkët me qeverinë e Shqipërisë

01/12/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për RTV KLAN ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shmangies së ndarjeve ideologjike mes shqiptarëve të vendit. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të fokusohen në interesat kombëtare dhe të shmangin ndarjet që, sipas tij, nuk janë luksi që ata mund të përballojnë.

“Ne jemi në demokraci dhe kemi dallime, mirëpo ato janë gjatë fushatës. Mendoj se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kursehen nga kjo ndarje. Ne nuk e kemi atë komoditet që të bëjmë ndarje ideologjike, e majta apo e djathta. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë edhe për qeverinë e Kosovës, edhe për qeverinë e Shqipërisë, kanë nevojë për institucionet dhe diplomacinë shqiptare. Këtu duhet të na kursejnë në politikat e ideologjisë. Ne jemi përtej asaj e majta apo e djathta,” deklaroi Mexhiti.

Ai gjithashtu vuri theksin te rëndësia e mbështetjes nga Shqipëria, duke përmendur se edhe kushtetuta shqiptare e obligon qeverinë e saj të kujdeset për shqiptarët jashtë kufijve.

“Ne jemi këtu për të kërkuar bashkëpunim dhe ndihmë nga shteti shqiptar, sepse fundi i fundit edhe kushtetuta e Shqipërisë e obligon qeverinë e Shqipërisë për t’u kujdesur edhe për shqiptarët që janë jashtë vendit.”

Mexhiti shtoi se marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë të konsoliduara dhe theksoi se përfshirja e një realiteti të ri politik në Maqedoninë e Veriut është një shenjë e shëndetshme për demokracinë.

“Ajo që ka qenë fushatë, fushata ka mbaruar. Ne kemi raporte të konsoliduara me Ramën. Ka një realitet të ri në RMV dhe kjo është pozitive, e shëndetshme për proceset demokratike që të ketë ndryshim, sepse nuk është logjike që në demokraci të mirëfillta një parti të mbetet në qeveri më shumë se 20 vjet. Ne mund të kemi dallime në ideologji, por në politikat kombëtare nuk kemi dallime. Ja nga këtu po e them që këtu e kemi inicuar që së shpejti do të kemi mbledhjen e përbashkët edhe me qeverinë shqiptare,” deklaroi Mexhiti.

Previous Post

Chelsea shënon fitoren e radhës në Premier League

Next Post

Reagimi i radhës i BDI-së për zhvillimet e fundit

Related Posts

Maqedoni

Suksesi i Bujar Osmanit me OSBE kishte vulën amerikane. Ja çka thonin krerët amerikan për diplomacinë e tij

10/08/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

10/08/2025
Maqedoni

VLEN: Reagim mbi qëndrimet e Bujar Osmanit

09/08/2025
__kateg

Durmishi: I nxorëm nga Qeveria, tani çlirojmë komunat!

09/08/2025
Maqedoni

Osmani: Zgjedhjet lokale janë referendum kundër vasalitetit

09/08/2025
Maqedoni

Dauti i përgjigjet Ademit: Takimi po, por para qytetarëve dhe kamerave

09/08/2025
Next Post

Reagimi i radhës i BDI-së për zhvillimet e fundit

VLEN: Bujar Osmani të përgjigjet se ku përfunduan 120 milionë denarë të parave të popullit?

10/08/2025

“A mund të na tregoni si vdiq?”, Salah kritikon UEFA-n për “Pelen palestinez”

10/08/2025

Pasi e bëri nusen për spital dhe u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

10/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk