Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti paralajmëron projektin e radhës për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

05/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka takuar sot përfaqësuesit e ESNAF-it të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth projektit për restaurimin dhe konzervimin e kalldrëmeve.

Postimi i plotë:

Çarshia e Vjetër është themeli mbi të cilin është ndërtuar jeta qytetare e Shkupit. Aty ka marrë formë ritmi i përditshëm i qytetit, nga tregtia dhe mjeshtëria, te bashkëjetesa dhe ndjenja e komunitetit. Nëpër rrugicat e saj janë shkëmbyer mallra, dije dhe përvoja, ndërkohë që brez pas brezi janë rritur zejtarë që e kanë mbajtur këtë hapësirë gjallë me punë të ndershme e mjeshtëri.
Pikërisht në këtë zonë me vlerë historike po ndërhyjmë sot, me përgjegjësi të plotë dhe kujdesin që kërkon çdo detaj. Shumë shpejt do të nis projekti për restaurimin dhe konzervimin e kalldrëmeve, me një investim prej 29 milionë denarësh. Qëllimi është i qartë: të ruajmë dhe të përforcojmë identitetin e një hapësire që ka qenë gjithmonë zemra pulsuese e qytetit.
Projekti përfshin:
Rikonstruksion të plotë të kalldrëmeve;
Vendosje të kabllove nëntokësore;
Ndërrim të gypave të dëmtuar në rrugët Samarxhiska, Kovaçka, Petar Mihov dhe Saraçka.
Gjithçka do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e zejtarëve. Me përfaqësuesit e ESNAF-it sot kemi zhvilluar takim për të diskutuar çdo detaj të projektit, duke i siguruar se dinamika e punës së tyre dhe aktiviteti i përditshëm i Çarshisë, do të respektohet plotësisht. Dhe se do të ketë komunikim të vazhdueshëm, takime të rregullta dhe hapësirë për çdo sugjerim apo shqetësim që mund të paraqitet gjatë zbatimit.
Ky angazhim është vazhdimësi e përkushtimit tonë, për ta mbrojtur këtë hapësirë me vlera të rralla kulturore, historike dhe tregëtare, që është identitet i Shkupit.

 

Previous Post

Një ditëlindje elegante për Meghan Markle dhe një verë e re në 44-vjetorin e saj

Next Post

Futbolli portugez në zi, kapiteni legjendar i Portos që triumfoi në Champions League me Murinjon ndërron jetë pas një ataku kardiak

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post

Futbolli portugez në zi, kapiteni legjendar i Portos që triumfoi në Champions League me Murinjon ndërron jetë pas një ataku kardiak

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk