Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti paralajmëron projekte të reja infrastrukturore në lagjen Gazi Babë

07/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka njoftuar fillimin e një faze të re zhvillimi infrastrukturor në lagjen Gazi Babë. Gjatë një takimi me banorët në zemër të lagjes, Mexhiti prezantoi disa projekte konkrete që do të nisin ditët në vijim, me qëllim përmirësimin e jetës së përditshme të komunitetit.

“Nuk flasim për ndryshimin, e bëjmë atë”, theksoi Mexhiti, duke shtuar se prania e përhershme në terren dhe ofrimi i zgjidhjeve reale janë themel i angazhimit të tij politik.

Projektet e paralajmëruara përfshijnë:

Rekonstruktimi i rrugës Petre Georgiev, me një investim prej 5.476.415 denarësh;

Rekonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën Avram Pisevski, me vlerë 4.208.474 denarë;

Devijimi i kanalizimit fekal nga kolektori ekzistues atmosferik në rrugën 155, me investim prej 5.888.052 denarësh;

Rekonstruktimi i rrugës 157, që përfshin edhe rrjetin e ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik, si dhe ndriçimin rrugor, me kosto prej 4.582.460 denarësh.

Banorët e lagjes kanë pritur me interes këto zhvillime, duke u angazhuar në një bisedë të hapur për nevojat dhe prioritetet e ardhshme të zonës.

“Do të vazhdojmë të jemi aty ku ka nevojë, me zgjidhje reale dhe punë që shihet në terren”, përfundoi Mexhiti.

Previous Post

OpenAI prezanton ChatGPT‑5: Inteligjenca artificiale arrin një nivel të ri

Next Post

Në lidhje dashurie? Egli bën deklaratën e papritur!

Related Posts

Maqedoni

Linjë telefonike falas për t’i paraqitur shkelësit e rregullave të votimit

31/10/2025
Maqedoni

Arsovska fali sulmuesin, Nuredini mori dënim me kusht

31/10/2025
Maqedoni

Organizonin “luftë” mes qenëve, arrestohen 2 persona

31/10/2025
Maqedoni

Me nënshkrimin e Deklaratës së Shkupit përfundoi Forumi Botëror i Energjisë IFESD-14

31/10/2025
Maqedoni

Vedhje e madhe e rrymës – hoteli me 4 yje i lidhur ilegalisht në rrjet

31/10/2025
Maqedoni

VLEN: Një Zë për fitoren e 2 nëntorit!

31/10/2025
Next Post

Në lidhje dashurie? Egli bën deklaratën e papritur!

Linjë telefonike falas për t’i paraqitur shkelësit e rregullave të votimit

31/10/2025

Nis shitja në tregun e zi të biletave të ndeshjes Kosovë – Zvicër

31/10/2025

Arsovska fali sulmuesin, Nuredini mori dënim me kusht

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk