Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Nuk do të ketë vonesa në furnizimin e barnave

21/07/2023
Mexhiti: Nuk do të ketë vonesa në furnizimin e barnave
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sa të jem unë ministër, nuk do të ketë më vonesa në furnizimin e barnave, tha sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në takimin me përfaqësuesit e Lidhjen e Shoqatave të Diabetikëve të RMV-së.

Gjatë bisedës, ku ishin të pranishëm edhe shërbimet profesionale të ministrisë, përgjegjëse për problematikën, duke përfshirë edhe kryetarin e Komisionit për Diabet, Irfan Ahmeti, Ministri Mexhiti theksoi se kanë mirëkuptim të plotë të situatës në të cilën ndodhen personat me diabet në vend dhe janë të përkushtuar maksimalisht në tejkalimin e sfidave aktuale.

Ne po bëjmë gjithçka që kemi për të përfunduar sa më parë procedurat ligjore të cilat duhet t’i respektojmë si institucion. Siç kemi informuar disa herë, aktualisht janë në vijim procedurat e ankimimit për blerjen e kasetave, procedurë kjo që nuk varet nga ministria. Nëse Komisioni i shkallës së dytë e refuzon ankesën, menjëherë do t’i qasemi nënshkrimit të kontratës për blerjen e shiritave dhe glukometrave për pacientët me tip 1 dhe tip 2, ka thënë Mexhiti.

Ai u sqaroi përfaqësuesve të Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve se pasi të arrijë vendimi i Komisionit të shkallës së dytë pranë Komisionit Shtetëror të Ankesave për Prokurimet Publike, vendimi merr formë të prerë, pas së cilës do të lidhet menjëherë kontrata për blerjen e shiritave dhe glukometrave për tipin 1 dhe tip 2 dhe do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur shpërndarja në farmacitë e insulinës.

Të gjitha procedurat në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë kanë përfunduar në një kohë sa më të shkurtër, më vjen shumë keq që prokurimi është vonuar, është dashur të fillojë qysh në dhjetor nga menaxhmenti i mëparshëm, deklaroi Mexhiti.

Ministri Mexhiti nënshkroi sot vendimin për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për blerjen e sensorëve për matjen e vazhdueshme të sheqerit në gjak për të gjithë fëmijët me diabet, si dhe gratë shtatzëna dhe të verbërit, të cilët do të marrin për herë të parë sensorë të tillë.
Ai bëri të ditur gjithashtu se analiza për të gjetur një model për të shmangur problemet e mëparshme është drejt fundit. Ministria e Shëndetësisë kërkoi mirëkuptim nga pacientët për këtë situatë, e cila premtoi se do të tejkalohet në një kohë të shkurtër, ndërsa ministri Mexhiti theksoi se pas marrjes së detyrës do të bëjë të pamundurën që ndërprerje të tilla në prokurim të mos përsëriten më.

Previous Post

“S’kemi respekt për BDI-në, kauza juaj është Soravia”! Fetai i ASH-së i përgjigjet Arbër Ademit!

Next Post

Qeveria: Paga mesatare neto në vend është rekord prej 36.465 denarë

Related Posts

Maqedoni

I nxehti rikthehet, nesër temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë

06/08/2025
Maqedoni

Ministrja e arsimit premton çmime prej 10 përqind më lirë të materialeve shkollore

06/08/2025
Maqedoni

VLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, po e bëjmë ndryshimin të prekshëm!

06/08/2025
Maqedoni

Fetai reagon ashpër ndaj shpifjeve të BDI-së: Janë tërbuar si qen të egër, vazhdoni fundërrina!

06/08/2025
Maqedoni

Së shpejti policë në lagje do ta ruajnë rendin e qetësinë

06/08/2025
Maqedoni

Gashi të shtunën do të shpallë zgjedhjet lokale

06/08/2025
Next Post
Qeveria: Paga mesatare neto në vend është rekord prej 36.465 denarë

Qeveria: Paga mesatare neto në vend është rekord prej 36.465 denarë

Cardi B “pushton” Parisin me ar dhe diamante, fatura e luksit arrin 189 mijë dollarë

06/08/2025

Ku u zhduk Valbona? Ja çka po ‘gatuan’ ajo

06/08/2025

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jugun e Shqipërisë

06/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk