Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: Nisma për Akademinë Shqiptare nuk është kërcënim por mundësi!

18/10/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izet Mexhiti                                                                Ideja për Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve është rezultat evoluimit të shoqërisë tonë. Për këtë arsye nuk duhet të shihet si kërcënim. Maqedonia e veriut ka shansin unikal për t’u organizuar si një shoqëri funksionale multikulturore dhe për t’i kthyer temat që deri dje na kanë ndarë, në kualitete që do të na bashkojnë në të ardhmen tonë evropiane. Sfera hulumtuese shkencore nuk guxon të jetë peng i ngarkesave nga e kaluara dhe i animoziteteve që kanë karakterizuar nënqiellin tonë për shekuj me radhë.

Akademitë e shkencave në vendet e zhvilluara mision themelor e kanë kërkimin shkencor si kontribut për zhvillimin e njerëzimit. Akademitë e shkencave në vendet e Ballkanit ngjasojnë në bunkerë të ndërtuar në shekullin 19 dhe janë ende mjaft rigjide për t’i zëvendësuar vlerat nacional romantike me vlerat e kohës së re.

Argumenti i vetëm kundër Akademisë Shqiptare është pretendimi se shkenca nuk njeh përkatësi etnike dhe nuk guxon të ndikohet nga politika. Atëherë, cili ishte kontributi shkencor dhe cilat ishin argumentat shkencore në Pamfletin e Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve kur në vitin 2001 propozoi ndarjen e Maqedonisë?! Të mos flasim për pamfletet fatkeqe të Akademisë Serbe te shek.19 që thirrnin në krijimin e shteteve të pastra dhe shpërnguljen e organizuar të joserbëve nga territori i shtetit serb! A është kjo fryma shkencore për të cilën sot flasin të gjithë kundërshtuesit e idesë sonë?

Sa për dilemat rreth formës së organizimit, mënyrës së financimit apo mbështetjes, mjafton të marrim si shembull financimin e Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve. Kjo Akademi, mes tjerash, definohet si organizatë jofitimprurëse që financohet edhe nga pushteti lokal. Për ata që do të kundërshtojnë, i kujtoj se në mesin e anëtarëve të kesaj Akademie është edhe ish presidenti i vendit tonë Gjorge Ivanov.

Pra, Akademia nuk është kërcënim por mundësi! Krejt çka na nevojitet për ta parë në këtë dritë është demistifikimi dhe të menduarit jashtë kornizave që na bëjnë pengje të së shkuarës.    https://www.facebook.com/share/p/jnvGSmtu4PaxgCDR/

Previous Post

Suhareka ndanë rrugët me Shpetim Duron

Next Post

Jotova tha se ministrja e RVM-së ka dokumenta bullgare, Bozhinovska: Vetëm për nevoja ekonomike, mirëpo nuk ndihem bullgare

Related Posts

Aktuale

Zgjedhjet lokale, voton kryeministri Kurti – ja thirrja e tij për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025
Aktuale

Shqipëria i lë me pasoja! Shkarkim me “porosi” në La Liga, emër surprizë për stolin e Serbisë pas dorëheqjes së Stojkoviç

12/10/2025
Aktuale

Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

12/10/2025
Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Next Post

Jotova tha se ministrja e RVM-së ka dokumenta bullgare, Bozhinovska: Vetëm për nevoja ekonomike, mirëpo nuk ndihem bullgare

Zgjedhjet lokale, voton kryeministri Kurti – ja thirrja e tij për qytetarët

12/10/2025

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025

Shqipëria i lë me pasoja! Shkarkim me “porosi” në La Liga, emër surprizë për stolin e Serbisë pas dorëheqjes së Stojkoviç

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk