Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Nis ndërtimi i sallës së sportit dhe klasave të reja në shkollën ‘Jashar Bej Shkupi’ në Çair

24/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Çair ka nisur transformimi i Shkollës fillore “Jashar Bej Shkupi” në lagjen Dyqanxhik. Pas identifikimit të problemeve që pengonin zhvillimin normal të mësimit dhe sigurinë e komunitetit shkollor, sot kanë nisur punimet për prishjen e objektit të vjetër.

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se në vend të objektit të amortizuar do të ngrihen hapësira moderne dhe funksionale.

“Ka filluar rrënimi i objektit të vjetër i cili përbënte rrezik për nxënësit, mësuesit dhe stafin. Në vend të tij do të ndërtohet një sallë sportive moderne, një kënd i posaçëm për fëmijë dhe katër klasa të reja,” – deklaroi Mexhiti.

Ai nënvizoi se ky investim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve mësimore dhe do ta shndërrojë shkollën në një institucion bashkëkohor.

“Me këtë investim, Shkolla ‘Jashar Bej Shkupi’ do të bëhet shkolla e dytë në Çair që funksionon vetëm në një ndërrim. Kjo do të ofrojë më shumë kohë dhe hapësirë për mësim, aktivitete jashtëshkollore dhe zhvillim të gjithanshëm të nxënësve,” tha ai.

Sipas Mexhitit, projekti nuk është vetëm një ndërhyrje ndërtimore, por një dëshmi se prioriteti mbetet siguria e fëmijëve dhe standardet e reja në arsim.

“Ne punojmë. Ne ndërtojmë. Ne veprojmë për të gjithë. Sepse ky vend VLEN! Investojmë në të ardhmen, ndërtojmë siguri, krijojmë hapësira dhe mbështesim qytetarët. Sepse ky vend është për të gjithë,” – u shpreh Mexhiti.

Ky projekt shihet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shkollave në komunë, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Previous Post

Asnjë përgjigje zyrtare! Pse Komuna e Likovës po bllokon dëmshpërblimet për bujqit, mbi një vit pas përmbytjeve?

Next Post

Më pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

Related Posts

Maqedoni

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Maqedoni

Kryetari i Butelit Kostovski sot u mirëprit me çaj nga kampioni olimpik, Shaban Tërstena (VIDEO)

10/10/2025
Maqedoni

Filipçe: Krenaria u zhduk vetëm pas një viti e gjysmë pushtet të Mickoskit dhe bandës së tij

10/10/2025
Maqedoni

Grabitje e armatosur në një artari në qendër të Gostivarit

10/10/2025
Maqedoni

Zhelina rreshtohet pas Blerim Sejdiut

10/10/2025
Maqedoni

VLEN Likovë: Erkan Arifi vazhdon keqpërdorimet! Ofron bekatonka në këmbim të votës

10/10/2025
Next Post

Më pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk