Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni VLEN sonte mbajti tubim në komunën e Likovës, ku para një numri të madh të qytetarëve foli edhe një nga liderët e koalicionit dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti i cili theksoi se shqiptarët sot janë politikisht më të pjekur dhe kërkojnë rezultate
konkrete, jo retorikë.

“Në zgjedhjet parlamentare do të flasim për çështje shtetërore, ndërsa tani në zgjedhjet lokale fokusi ynë janë problemet lokale dhe
përmirësimi real i jetës së qytetarëve. Ata që kanë ikur nuk kthehen më as për pushime, sepse mungojnë kushtet elementare. Ne nuk duam t’i
gënjejmë njerëzit që pas zgjedhjeve të mbeten pa ujë të pijshëm, pa kanalizim ose të përballen me rreziqe si miniera në Llojan”, tha
Mexhiti.

Ai shtoi se VLEN vjen me program të qartë, ndryshe nga vitet e kaluara ku janë shpërdoruar 1 miliardë euro për përmendore dhe projekte të
korruptuara.

“Edhe pse tani jemi në koalicion me Mickoskin, në dallim nga ata që ishin me Gruevskin, ne e respektojmë Marrëveshjen e Ohrit dhe 1 miliardë
eurot i investojmë për forcimin e komunave dhe shtetit. E vendosëm Badinterin në buxhet, morëm 30% dhe e lexuam qartë porosinë e qytetarëve
për ndryshim. Qytetari duhet ta shohë dallimin mes nesh dhe tyre dhe vota të jetë investim për dinjitet dhe zhvillim”, deklaroi ai.

Mexhiti nënvizoi se qëllimi është që në zgjedhjet e ardhshme të mos flitet më për kushte elementare, por për zhvillim dhe rikthim tëqytetarëve.

“Duam t’i mbajmë njerëzit në vendin tonë dhe ata që janë në kurbet të kthehen me qejf për pushime, jo nga halli”, shtoi ai duke thumbuar
kështu koalicionin AKI të cilët nuk bëjnë më fushatë me thirrje
folklorike.“AKI nuk thërret më nëpër tubime ‘UÇK’, sepse UÇK e vërtetë është në zemrën e Likovës, tek Nexhmedin Sadiku, Lirim Jashari e Ismet Jashari. Këtu është fryma e shqiptarisë, jo vetëm me fjalë, por me punë dhe zgjidhje të problemeve që kanë mbetur për dekada, si deponia në Nikushtak, kanali në Hasanbeg dhe Haraçinë”, përfundoi kështu Mexhiti.

Previous Post

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

Next Post

Goooooool! Shqipëria kalon në avantazh

Related Posts

Maqedoni

Limani: Mbetem garanti se asnjë arritje etnike nuk do cenohet

03/11/2025
Maqedoni

BDI thirr mbledhje urgjente pas humbjes së zgjedhjeve lokale

03/11/2025
Aktuale

Azizi: Fitoren ia dedikoj shokëve të idealit

03/11/2025
Maqedoni

VLEN: Me një zë, shqiptarët vulosën fundin e epokës së Ahmetit!

03/11/2025
Maqedoni

Haqim Ramadani kërkon takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë

03/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira të ndryshueshme

03/11/2025
Next Post

Goooooool! Shqipëria kalon në avantazh

Limani: Mbetem garanti se asnjë arritje etnike nuk do cenohet

03/11/2025

BDI thirr mbledhje urgjente pas humbjes së zgjedhjeve lokale

03/11/2025

Azizi: Fitoren ia dedikoj shokëve të idealit

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk