Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë tubimit të koalicionit VLEN me qytetarë në Kumanovë, njëri nga liderët e koalicionit dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti theksoi se fushata zgjedhore duhet të fokusohet tek problemet konkrete të qytetarëve dhe zgjidhjet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.

“Fushatën zgjedhore mundohemi ta fokusojmë tek zgjidhjet lokale dhe problemet lokale, sepse qytetarët kanë vetëm një jetë”, theksoi ai, duke shtuar se ikja e shqiptarëve është rezultat i kushteve të dobëta në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe standard jetësor.

Duke krahasuar qasjen e qeverisë aktuale me të kaluarën, Mexhiti theksoi disa nga ndryshimet thelbësore.

“Kjo qeveri për 15 muaj ka ndarë 1 miliard euro për të respektuar gjithë vendin në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Qeveritë e kaluara kanë ndarë po aq, por për të ndryshuar historinë dhe projekte korruptive, aspak në interes të shqiptarëve, dhe kjo sigurisht po u dhemb”.

Ai nënvizoi se VLEN ka sjellë konkurrencë në ide dhe programe, duke e thyer monopolin politik shumëvjeçar.

“Në të kaluarën ka pasur monopol politik, ndërsa sot VLEN ka sjellë konkurrencë në programe dhe ide, jo kush kritikon më shumë. Ata që s’kanë vizion dalin te ofendimet, kritikat dhe karta nacionaliste”.

Më tej, Mexhiti kujtoi dështimet e qeverive të mëparshme në çështje kyçe kombëtare.

“Për 20 vite nuk sollën as Ligjin për ushtarët e luftës, as Ligjin për gjuhën shqipe. Për temat e mëdha do të flasim në zgjedhjet parlamentare, shqiptarët tash e kanë VLEN-in që mund t’u dalë zot çështjeve shqiptare më mirë se ata”.

Theksoi gjithashtu se VLEN ka dëshmuar integritet dhe pastërti politike.

“Nuk kemi asnjë aferë korruptive dhe ai që pati u bashkua me listat e zeza. Shqiptarët kësaj radhe kanë vendosur t’i japin shans VLEN-it kudo që janë, dhe pas 4 vitesh le të bëhet krahasimi në punë”.

Mexhiti u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin zhvillimin, dinjitetin dhe ndryshimin e përgjegjshëm.

“Është koha që shqiptarët të votojnë për ata që punojnë për ta, jo për ata që i zhgënjyen për dy dekada”, tha për fund ai.

Previous Post

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Next Post

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Next Post

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk