Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti në ‘Top Tema’: Do të jem në terren jo në karrige, do të jem afër qytetarëve!

08/07/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër, Izet Mexhiti sot ishte i ftuar në emisionin “Top Tema” në TV Telma për të diskutuar rreth Qeverisë së re, planit që kanë, krimin, korrupsionin, ekonominë, kritikat që i marrin nga opozitarët ‘Fronti Europian’ e shumë tema tjera, shkruan POPULLI.mk

“BDI apo Fronti Europian duhet të jenë opozitë konstruktive, të reformohen, të kenë ide të reja. Ata duhet të pajtohen me realitetin që kanë shkuar tashmë në opozitë. Çdo reagim i tyre ditor ndaj nesh tregon vetë se ata nuk mund ta pranojnë që tashmë pas 20 viteve janë në opozitë”, tha Mexhiti në pyetjen për kritikat e opozitarëve shqiptar.

“Sa i përket reagimeve të opozitës shqiptare fillimisht ato nuk kanë qëndrime publike, me vetë faktin që njëherë kishin edhe kritika ndaj riorganizimit të Qeverisë por pastaj e votuan bashkë me ne edhe pse 2-3 ditë na kritikuan. Gjithashtu edhe tani me udhëtimin në Washington. Aty është kryeparlamentari Gashi si dhe kryeministri, të cilët kanë axhendën e tyre sa i përket 75 vjetorit të NATO-s. Për këtë them se kritikat e tyre nuk janë me vend. Do të ketë edhe delegacione tjera si në Londër e në Bruksel. Në Londër do të jem unë ndërsa në Bruksel do të jetë Orhan Murtezani e kështu me radhë.”, u shpreh Mexhiti sa i përket kritikave se shqiptarët janë lënë anash sa i përket Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Në pyetjen se si duhet të bëhet punësimi i qytetarëve Mexhiti u shpreh kështu:

“Në të kaluarën ka pasur punësime 98% maqedonas dhe vetëm 2% të etnive tjera. Unë mendoj se punësimi duhet të bëhet me meritokraci. Unë nuk pajtohem me atë që vetëm maqedonasit kanë kualitet dhe të tjerët jo. Nëse shqiptari e meriton ai duhet të punësohet, nga ana tjetër edhe nëse një maqedon në rast se e meriton duhet të punësohet qoftë në Saraj apo në Çair ku edhe janë pakicë.”

“Nuk do të jem i ulur as në karrigen e zv/kryeministrit të parë as në atë të ministrit sepse dihet që unë më së shumti jam në terren. Jam afër qytetarëve. Kështu njihem unë. Merrem me problemet më tepër. Edhe si kryetar i komunës por edhe tani si funksionar në ekzekutiv do të jem i njëjti. Ekologjia meriton më shumë vëmendje në shoqërinë tonë sepse në qeveritë europiane ajo është prioritet. Dy funksionet si zv/kryeministër i parë dhe ministër do të kenë peshë më tepër për shkak edhe të disa vendimeve që duhen marrë, ligje të reja apo reforma”, u shpreh zv/kryeministri i parë Mexhiti. / POPULLI.mk

Previous Post

Pranohet aktakuzat kundër katër personave për vrasjen e Vanjas dhe Pançes, së shpejti nis gjykimi

Next Post

Mexhiti: BDI duhet të reformohet, ata tashmë janë në opozitë!

Related Posts

Maqedoni

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

13/09/2025
Maqedoni

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

13/09/2025
Aktuale

MSH: Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës

13/09/2025
Maqedoni

Zjarri në Trubarevë, MMPJH del me rekomandime për qytetarët

13/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Dallimi mes kandidatëve është si dita me natën, më 19 tetor festojmë fitoren në Bogovinë

13/09/2025
Next Post

Mexhiti: BDI duhet të reformohet, ata tashmë janë në opozitë!

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

13/09/2025

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk