Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti në takimin me OEMVP: Partneriteti mes komunave dhe biznesit është çelësi i zhvillimit ekonomik

14/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të
Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit, Izet Mexhiti mori pjesë në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë
Veri-Perëndimore (OEMVP) me liderët e koalicionit VLEN dhe kandidatët e
këtij koalicioni për kryetarë komunash.

Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis komunave, Qeverisë dhe sektorit të biznesit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në komunat shqiptare. Ai rikujtoi se ditët e fundit është mbajtur edhe një takim i veçantë për zonën e
Vizbegut, e cila sipas tij meriton vëmendje të shtuar institucionale pë shkak të kontributit të madh ekonomik që jep.

“Vizbegu është zonë që jep më së shumti dhe e mbush arkën e shtetit përmes tatimeve të kompanive dhe mijëra punëtorëve që punojnë aty. Kjo zonë ka nevojë për infrastrukturë të denjë, për rrugë të rekonstruuara si ‘Hasan Prishtina’ e ‘rruga e Kaçanikut’, që të jenë në funksion të ndërmarrjeve ekonomike. Këtu duhet bashkëpunim mes komunave përreth, Qeverisë dhe një kryetari të ri të Qytetit të Shkupit që e kupton rëndësinë e zhvillimit ekonomik vendor”, theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se takimi me Odën Ekonomike Veri-Perëndimore shërben për të harmonizuar qëndrimet dhe për të krijuar një partneritet afatgjatë midis institucioneve lokale dhe komunitetit të biznesit.

“Si koalicion VLEN kemi ardhur në formë respekti, të gjithë liderët dhe kandidatët me idetë dhe programet e tyre. Ramë dakord që pas zgjedhjeve të mbahet një takim i dytë me kandidatët e zgjedhur për të harmonizuar
qëndrimet, edhe pse në fakt kemi shumë pak për të harmonizuar sepse Oda e përkrah decentralizimin dhe idenë që mjetet buxhetore të përdoren për projekte ekonomike dhe jo për përmendore”, u shpreh Mexhiti.

Në përfundim, Mexhiti nënvizoi se ky bashkëpunim është edhe një “infuzion” për kompanitë vendore të vogla dhe të mesme që veprojnë në komunat përkatëse, si dhe një mundësi për të avancuar digjitalizimin,
turizmin dhe zhvillimin e zonave ekonomike në Saraj, Tetovë, Strugë e më
gjerë. “Platforma e VLEN-it është në një vijë me atë të Odës Ekonomike
Veri-Perëndimore. Ideja është që edhe pas zgjedhjeve të vazhdojmë ta
thellojmë këtë bashkëpunim, sepse është në interes të përbashkët të
komunave dhe bizneseve”, përfundoi Mexhiti.
Video

Previous Post

VLEN: Asnjë ligj nuk e shpëton BDI-në nga vetingu i 19 tetorit!

Next Post

Anketa e M-Prospekt, ja si qëndrojnë partitë!

Related Posts

Maqedoni

Fisnik Mela: Dibrës do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe namin që meriton

14/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Bujar Osmani dhe BDI po e mbajnë peng Shkupin përmes ndërmarrjeve publike! Këta njerëz nuk mund t’i ofrojnë ardhmëri Çairit!

14/10/2025
Maqedoni

Mexhiti sfidon Osmanin: A do ta shembësh shtëpinë tënde pa leje në Fushë Topane?

14/10/2025
Maqedoni

Kostovski: U asfaltua rruga kryesore e Lubotenit për herë të parë që nga viti 1998

14/10/2025
Aktuale

Mexhiti: Bujar Osmani s’ka të drejtë të flasë për ndërtime pa leje, sepse vetë jeton në një të tillë!

14/10/2025
Maqedoni

Adnan Azizi: Si rezultat i politikave të BDI-së, 80 për qind e të rinjve braktisën Dibrën

14/10/2025
Next Post

Anketa e M-Prospekt, ja si qëndrojnë partitë!

Fisnik Mela: Dibrës do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe namin që meriton

14/10/2025

Mexhiti: Bujar Osmani dhe BDI po e mbajnë peng Shkupin përmes ndërmarrjeve publike! Këta njerëz nuk mund t’i ofrojnë ardhmëri Çairit!

14/10/2025

Mexhiti sfidon Osmanin: A do ta shembësh shtëpinë tënde pa leje në Fushë Topane?

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk