Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti në takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj

27/09/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Shkup, E.S. Nives Tiganj.

Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen pa kursim që Kroacia i jep vendit tonë në proceset integruese evropiane, duke theksuar se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria janë të përkushtuara për përmbushjen e agjendës reformuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kjo është e përcaktuar në mënyrë të qartë në politikat dhe ligjet e qeverisë dhe në drejtim të favorizimit të rritjes, investimeve dhe punësimit.

Në takim u theksua se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizon shumë projekte të mbështetura nga BE-ja përmes programit IPA, duke përfshirë projektet e mëdha infrastrukturore, si dhe strategjitë kombëtare që kërkojnë një ekonomi të shëndoshë dhe se në vitet e fundit është bërë progres i dukshëm në këtë fushë pavarësisht se ka ende shumë sfida për tu tejkaluar.

Ambasadorja Tiganj i uroi Mexhitit për emërimin në postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor dhe konfirmoi gatishmërinë për të ndihmuar shtetin tonë me shkëmbim të përvojave në përparësitë programore për realizimin e bashkëpunimit brenda Instrumentit të Ndihmës Para-Anëtarësimit IPA dhe në afrimin dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar në fushën e mjedisit me atë të BE-së.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor theksoi se ekziston një koalicion i qëndrueshëm dhe se është i përkushtuar për të ndryshuar konceptin e qeverisjes, që nuk duhet të jetë vetëm simbolikë.

Të dyja palët ranë dakord se interesi i përbashkët është rinovimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis dy shteteve të nënshkruar në vitin 2002.

Previous Post

Gashi takon Orbanin: Bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha nivelet

Next Post

Tronditëse! Adoleshenti vret 42-vjeçaren dhe i fsheh trupin në një shtëpi të braktisur

Related Posts

Maqedoni

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi: Në Kopanicë ndjeva ngrohtësinë e vërtetë të njerëzve të mi – së bashku për fitore më 19 tetor!

17/08/2025
Maqedoni

Çmimi i arit është rritur me shifër të pabesueshme prej 40 përqind gjatë vitit të kaluar

17/08/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

17/08/2025
Maqedoni

Ganiu i përgjigjet Osmanit: Çairi nuk ka vota për karrieristë të dalldisur

17/08/2025
Maqedoni

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025
Next Post

Tronditëse! Adoleshenti vret 42-vjeçaren dhe i fsheh trupin në një shtëpi të braktisur

Dashurohet Xhuli? Ish-banorja befasohet me trëndafila

17/08/2025

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk