Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Në Qeveri diskutuam për masat për përmirësimin e ajrit

23/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, në takimin koordinativ në Qeveri, së bashku me ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, diskutuam mbi masat që janë ndërmarrë për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Takimi u zhvillua në kuadër të zbatimit të Planprogramit për Ajër më të Pastër 2024–2030 dhe Planit të Veprimit për sezonin e ngrohjes 2024–2025, të miratuara nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Qëllimi ynë është i qartë: të përmirësojmë cilësinë e ajrit dhe të mbrojmë shëndetin e qytetarëve.

Gjatë takimit, u prezantuan veprimet konkrete që janë ndërmarrë në terren, përfshirë:

• Inspektime të jashtëzakonshme të mjeteve motorike dhe industrisë;
• Kontroll të përforcuar në kantierët e ndërtimit dhe ndalimin e zjarreve në hapësira të hapura;
• Pastrim dhe larje të rregullta të rrugëve nga ana e komunave;
• Shqiptim të gjobave dhe masave ndëshkuese ndaj shkelësve të rregullave mjedisore.

Për më tepër, gjithashtu çdo institucion i ngarkuar është i obliguar të dorëzojë raporte të detajuara në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor çdo javë, për të siguruar një monitorim të vazhdueshëm dhe koordinim të masave në nivel qendror dhe lokal. Ky proces është i rëndësishëm për të siguruar përparim dhe transparencë në zbatimin e masave dhe për të vlerësuar efektivitetin e tyre.

Në përfundim, diskutuam gjithashtu për progresin në miratimin e Ligjit për Emisionet Industriale dhe krijimin e qendrave rajonale për menaxhimin e mbetjeve, një proces që është tashmë në fazën e zbatimit, me fonde të siguruara.

Përfaqësuesit institucionalë duhet të vazhdojnë me angazhimin e tyre aktiv, të raportojnë rregullisht dhe të ndajnë sfidat që hasin, në mënyrë që të ndërmarrim së bashku hapa të efektshëm për përmirësimin e mjedisit dhe ajrit që thithim çdo ditë.

Previous Post

Rreth 151 të lënduar nga tërmeti në Turqi – nga frika u hodhën nga lart

Next Post

Mashtrimet online – Përveç atyre me postë, tash qytetarët po pranojnë emaile në emër të MPB-së!

Related Posts

Maqedoni

Çka po ndodh me FC Shkupi? Sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0-3!

15/08/2025
__kateg

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë, ulen çmimet për pajisjet shkollore prej 10 deri në 15%

15/08/2025
Aktuale

Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare të Jazhincës

15/08/2025
Maqedoni

Shkaktoi zjarr, arrestohet 19-vjeçari nga Tetova

15/08/2025
Maqedoni

Hasim Memishi – Sopi me reagim thumbues: 20 vjet funksionar, s’bëre asnjë punë, tani të duken gjërat keq…

15/08/2025
Maqedoni

Cveta Ristovska u zgjodh zv/kryetare e KSHPK-së, do ta udhëheqë Komisionin gjatë zgjedhjeve lokale

15/08/2025
Next Post

Mashtrimet online – Përveç atyre me postë, tash qytetarët po pranojnë emaile në emër të MPB-së!

Çka po ndodh me FC Shkupi? Sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0-3!

15/08/2025

Këto janë transferimet më të shtrenjta që tronditën botën e futbollit këtë verë

15/08/2025

Trump i shkruan letër Begajt

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk