Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

05/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet
Mexhiti, ka prezantuar sot Master Planin gjithëpërfshirës për zhvillimin
urban dhe ekonomik të Çairit, i përgatitur nga një ekip profesionistësh
nga Turqia nën udhëheqjen e ekspertit të njohur të urbanizmit, Bajram
Vardar, në bashkëpunim me ekspert vendorë.

Duke folur për rëndësinë e këtij dokumenti strategjik, Mexhiti theksoi
se ideja ka qenë që Vardar të implementojë Master planin në Çair ashtu
siç ka vepruar në vendet ku ka punuar, pasi problematikat dhe
mentaliteti janë thuajse të njëjtë.

“Bajram Vardar është shkolluar në Fakultetin e Arkitekturës dhe ka qenë
pjesë e ekipit të Erdoganit. Në Bursa ka qenë njeriu i dytë në komunë
dhe ka udhëhequr sektorin e urbanizmit. Ideja ka qenë që problemet dhe
mentaliteti janë të ngjashëm, prandaj shembujt pozitiv nga atje t’i
implementojmë edhe në Çair. Ky Master Plan është punuar për t’i shërbyer
dekadave të ardhshme dhe është plotësisht në përputhje me ligjin e
ndërtimit dhe me PGJU-në e re të Shkupit. Kryetari i ri i qytetit do të
duhet të punojë me nëntë komuna, ndërsa Çairi këtë plan do ta ketë gati
gratis nga Bajrami”, u shpreh Mexhiti.

Sipas tij, Master Plani përfshin vizion të detajuar në shtatë fusha
kyçe: komunikacionin, parkingjet, jetën kulturore, monumentet, turizmin,
arsimin dhe rininë.

Në aspektin e komunikacionit, Mexhiti paralajmëroi zgjerim të rrugëve
ekzistuese dhe ndërtim të bulevardeve të reja lidhëse si vazhdimësi e
projekteve “Slovenia” dhe “Bosnja e Hercegovina”, me planifikimin e
bulevardeve të reja “Kroacia” dhe “Mali i Zi” që do të krijojnë unaza
lidhëse mes Butelit, Gazi Babës, Karposhit dhe Gjorçe Petrovit, duke e
shkarkuar dukshëm trafikun në Çair.

Një tjetër element thelbësor është projekti për 5,000 vendparkime të
reja, duke filluar me sheshin “Skënderbeu”, ku kapaciteti aktual prej
400 veturash do të dyfishohet në 800.

Në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, Mexhiti theksoi
domosdoshmërinë e valorizimit të Çarshisë së Vjetër dhe Muzeut të
Çarshisë, duke e shndërruar këtë pjesë në zonën më atraktive të qytetit
dhe burim të qëndrueshëm të ardhurash për komunën.

Ndërkaq, arkitekti Bajram Vardar theksoi se ky Master Plan është
ndërtuar mbi përvojat më të avancuara të planifikimit urban të qyteteve
moderne, duke respektuar në të njëjtën kohë karakterin historik dhe
social të Çairit. Ai nënvizoi se qëllimi nuk është vetëm rregullimi
fizik i hapësirës, por krijimi i një ekuilibri mes zhvillimit,
trashëgimisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

Previous Post

Rënia e temperaturave rrit numrin e pacientëve, mjekët: Të mos merren antibiotikë pa nevojë

Next Post

Goditet një rrjet ndërkombëtar trafiku në Itali, 13 shqiptarë të arrestuar

Related Posts

Maqedoni

Rënia e temperaturave rrit numrin e pacientëve, mjekët: Të mos merren antibiotikë pa nevojë

05/10/2025
Maqedoni

Çmim special për aktorin e ndjerë, Luran Ahmeti – “Skupi Festival” ndau çmimet

05/10/2025
Maqedoni

Kuvendi heq gardhin rrethues, Gashi: Moment i veçantë në forcimin e lidhjes mes institucioneve dhe qytetarëve

05/10/2025
Maqedoni

Aktivitet sensibilizues i Forumit të Gruas të VLEN-it në Matkë, Elmazi: Shëndeti i gruas është shëndeti i familjes dhe i shoqërisë sonë

05/10/2025
Maqedoni

Vërshimet në Bullgari, Maqedonia e Veriut i del në ndihmë

05/10/2025
Maqedoni

Janevska: Do të trajnohen disa mësues për programin “Aftësi për Adoleshencën”, nxënësit të mbrohen nga duhani dhe drogat

05/10/2025
Next Post

Goditet një rrjet ndërkombëtar trafiku në Itali, 13 shqiptarë të arrestuar

Anija humanitare për Gazën, Izraeli nis deportimin e aktivistëve francezë, italianë e grekë

05/10/2025

Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A

05/10/2025

Goditet një rrjet ndërkombëtar trafiku në Itali, 13 shqiptarë të arrestuar

05/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk