Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Në konakun e familjes së luftëtarëve Suat e Gani Bushi, u vulos mesazhi se rruga e fitores kalon përmes përkrahjes qytetare

17/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti vazhdoi sot takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, duke theksuar përkrahjen e fuqishme që po merr nga të gjitha lagjet dhe familjet shqiptare.

Kësaj radhe, Mexhiti ishte mysafir në konakun e familjes së nderuar të luftëtarëve Suat dhe Gani Bushi në lagjen Serovë, ku u prit me ngrohtësi dhe vendosmëri, duke marrë një mesazh të qartë: Çairi e di rrugën e fitores.

“Familja Bushi, me pritjen e tyre të ngrohtë dhe përkrahjen e vendosur, na dha një mesazh të fuqishëm: rruga e fitores kalon përmes përkrahjes së qytetarëve që e duan dhe e mbrojnë Çairin,” theksoi Mexhiti.

Ai u shpreh se Serova, një ndër bastionet e krenarisë shqiptare në Shkup, ka treguar edhe një herë se është në anën e duhur, në anën e zhvillimit, ndërtimit, drejtësisë dhe vizionit për të ardhmen.

“Çairi nuk ka kohë për eksperimente. Serova e di, Çairi e di se kush duhet të udhëheqë dhe kush është i përkushtuar për të çuar përpara këtë komunë krenare shqiptare,” shkruan në postimin e tij Mexhiti.

Duke vlerësuar përkrahjen që po merr nga çdo cep i komunës, ai tha se qytetarët tashmë janë bashkuar rreth vizionit të tij dhe të ekipit të tij, dhe se fitorja po formësohet përditë në zemrat dhe mendjet e njerëzve të zakonshëm që kërkojnë ndryshim dhe dinjitet.

“Përkrahja nga çdo lagje dhe çdo familje është një mesazh i fuqishëm se të gjithë po na bashkohen në rrugën e drejtë. Kjo është energjia që na jep Serova, kjo është fuqia që na jep Çairi,” shtoi ai.

Previous Post

VLEN shpall kandidaturën për këshilltarë në Komunën e Shuto Orizarës, Enis Zekiri bartës liste

Next Post

Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet

Related Posts

Maqedoni

Këto janë rezultatet nga matjet e cilësisë së ajrit në Trubarevë

17/09/2025
Maqedoni

VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re

17/09/2025
Biznes

Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët

17/09/2025
Aktuale

Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet

17/09/2025
Maqedoni

VLEN shpall kandidaturën për këshilltarë në Komunën e Shuto Orizarës, Enis Zekiri bartës liste

17/09/2025
Maqedoni

BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike

17/09/2025
Next Post

Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet

Këto janë rezultatet nga matjet e cilësisë së ajrit në Trubarevë

17/09/2025

VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re

17/09/2025

Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk