Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: Ne do ta bëjmë ndryshimin, do t’i themi stop presioneve politike dhe revanshizmit

24/06/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, pas votimit të qeverisë së re, ka shkruar se tani po hapet një kapitull i ri në politikbërjen në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se ata prej nesër do të fillojnë me punë, përkushtim, me qëllim rikthimin e shpresës në shoqërinë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Sonte u votua Qeveria e re, reformuese, europiane, për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.
Me këtë ne po hapim një kapitull të ri në politikbërjen e RMV-së.
Prej nesër do të fillojmë me punë me përkushtim, të kontribuojmë në rikthimin e shpresës në shoqërinë tonë, ndërsa institucionet t’i reformojmë nga themeli, e t’i bëjmë të funksionojnë të bazuara mbi meritokracinë dhe vlerat.
Ne do të bëjmë NDRYSHIMIN, jo vetëm ndërrimin e këtyre strukturave të deritanishme, apo zëvendësimin e një strukture korruptivo klienteliste me një tjetër.
Ne do të përpiqemi maksimalisht që t’ia kthejmë dinjitetin e mohuar profesionistit, mësuesit, policit, mjekut, administratorit, motrës medicinale, drejtoreshës e zejtarit; do t’u themi bashkërisht STOP presioneve politike e revanshizmit. Do të jemi në shërbim të të gjithëve, atyre që na votuan dhe atyre që nuk na votuan, sepse pushteti për ne paraqet mjet për t’u shërbyer qytetarëve, jo për të sunduar.
Do të mundohemi të krijojmë kushte që ta ndalojmë migrimin ndërsa diasporen ta kthejmë në vendlindje.
Besimin e humbur të qytetarëve ndaj politikës dhe politikanëve për shkak të keqpërdorimit të këtij besimi, sinonim i të cilit ishte llotaria dhe lojërat e fatit, do të mundohemi ta rikthejmë me shërbim ndaj qytetarëve, çdo ditë, duke i luftuar pandërprerë devijimet që i solli pushteti i kriminalizuar në ikje dhe duke bërë luftë të pakompromis me krimin dhe korrupsionin.
Korrupsioni është kthyer në epidemi të shoqërisë sonë. Ai po e han pasurinë e shtetit, pensionin e punëtorit, sigurimin shëndetësor të nevojtarit. Korrupsioni nuk ka përkatësi etnike dhe nuk guxon të trajtohet në atë mënyrë! Kush ka keqpërdorur pozitën dhe funksionin për t’u pasuruar do të përgjigjet, dhe drejtësia e vonuar do të mbërrijë! Nuk do të falen për korrupsion as shqiptarët, as maqedonasit, as të tjerët, sepse vetëm kështu do të sigurohemi se shteti i së drejtës dhe zbatimi i ligjit janë në funksion në vendin tonë.
Sonte do të pranoj detyrën e zëvendës kryeministrit të parë dhe ministrit të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor. Në këtë detyrë vij me mbështetjen dhe besimin tuaj. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre në vëmendje do të kem edhe fjalët e intelektualëve, edhe idealet e patriotëve, edhe guximin e luftarëve, edhe mallin e mallëngjimin e familjeve të dëshmorëve. Do të punojmë me nder e përkushtim, që amanetet e tyre t’i materializojmë dhe për secilin shqiptar ta bëjmë Maqedoninë e veriut një vend më dinjitoz për të jetuar.
Kalojmë në VEPRIM!

Previous Post

Fotografohen kryeministri dhe ministrat e qeverisë së re

Next Post

2 kundërshtarë të njohur, Kombëtarja e Shqipërisë njihet me rivalët nëse kalon grupin

Related Posts

Maqedoni

Izet Mexhiti: Çairi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi

01/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon opozitën: Ti masim investimet te shqiptarët nga të gjitha qeveritë tuaja me një vit e gjysmë qeveri VLEN!

01/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Nuk është thjesht fushatë, është lëvizje gjithëpopullore e rezistencës dhe e shpresës

01/09/2025
Maqedoni

Djali i Hafëz Idrizit del hapur në mbështetje të Izet Mexhitit për Çairin

01/09/2025
Maqedoni

Ndalohet një shtetase e Maqedonisë në Bullgari, iu gjetën 89 mijë euro

01/09/2025
Maqedoni

Mickoski për propozimin e Filipçes: Nuk kam pranuar asnjë dokument, nëse pranoj do të japim kontributin tonë, në të kaluarën deklaratat e LSDM-së ishin vetëm fjalë në letër

01/09/2025
Next Post

2 kundërshtarë të njohur, Kombëtarja e Shqipërisë njihet me rivalët nëse kalon grupin

Turqia mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë

01/09/2025

Erolldi Belegu e çon Diolen në Japoni: Duke shkruar historinë tonë në rrugët e përjetshme

01/09/2025

Rikthehet “Mehmet Kosova”, paga e tij kap shifra marramendëse

01/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk