Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Mexhiti: Mbështetje e BE-së për ajër më të pastër, Shkupit i dorëzuam gjashtë autobusë të rinj ekologjikë

26/11/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mori pjesë në ceremoninë solemne të dorëzimit të gjashtë autobusëve të rinj ekologjikë me gaz natyror të kompresuar, donacion nga Bashkimi Europian përmes projektit “BE-së për ajër të pastër”, për Ndërmarrjen e Transportit Publik të Qytetit të Shkupit.

Mexhiti, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, përfaqësueses së UNOPS-it Mikela Telatin dhe kryetares së Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, tha se ngjarja e sotme është shembull i vërtetë se si i kthejmë zotimet tona në veprime.

“Sot është një ditë e veçantë, sepse me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe UNOPS-it, kryeqyteti i vendit po merr 6 autobusë të rinj ekologjikë. Ky është vetëm një nga aktivitetet e parashikuara nga projekti i BE-së për ajër të pastër dhe me të cilin ne veprojmë drejtpërdrejt në një nga burimet e zbuluara të ndotjes. Me pasurimin e flotës së Ndërmarrjes së Transportit Publik Shkup, po përmirësojmë kushtet për shfrytëzimin e transportit publik nga qytetarët”, tha Mexhiti.

Ky aktivitet, tha Mexhiti, vjen në kohën e duhur, sepse me fillimin e sezonit të ngrohjes dhe ndryshimin e kushteve atmosferike, krijohen kushte për shtimin e grimcave ndotëse të ajrit që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut.

“Me këtë rast ju njoftoj se edhe pse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria janë duke punuar në vazhdimësi në zbatimin e masave afatgjata për uljen e ndotjes së ajrit, këtë vit kemi planifikuar edhe një sërë aktivitetesh specifike shtesë duke orientuar të gjitha resurset në dispozicion, që të ndërmerren masa konkrete me të cilat do të arrihet efekt më i madh në uljen e ndotjes së ajrit. Një nga këto masa është edhe blerja e planifikuar e 100 deri në 120 autobusëve elektrikë për nevojat e komunave dhe Qytetit të Shkupit”, tha zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti.

Mexhiti shprehu mirënjohjen e tij për Bashkimin Evropian dhe UNOPS-in për mbështetjen e tyre në luftën e përbashkët për ajër të pastër, problem jo vetëm në vendin tonë, por edhe rajonin, në BE-në dhe më gjerë.

Previous Post

Mexhiti: 20 milion euro për parkingun nëntokësor të Sheshit “Skenderbeu” (VIDEO)

Next Post

Rama: Të mbyllen “Tik-Tok” e Spanpchat, janë dy platforma të rrezikshme

Related Posts

Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Next Post

Rama: Të mbyllen “Tik-Tok” e Spanpchat, janë dy platforma të rrezikshme

Luizi publikon bashkëpunimin surprizë që “qetëson shpirtin”

12/10/2025

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk