Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: Investimet strategjike në infrastrukturën e gjelbër përshpejtojnë zhvillimin ekonomik

16/05/2025
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në konferencën me temë “Avancimi i Infrastrukturës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, në të cilën theksoi rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës së qëndrueshme, si domosdoshmëri dhe jo si zgjedhje.

Në konferencë, ku mori pjesë edhe Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, Mexhiti tha se infrastruktura e gjelbër është një sfidë globale që kërkon veprim kolektiv, vizion dhe bashkëpunim.

“Mënyra se si i formësojmë projektet tona të infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, stabilitetin ekonomik, mbrojtjen e mjedisit dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve tona ndaj ndryshimeve klimatike. Investimet strategjike në infrastrukturë që marrin në konsideratë rreziqet klimatike dhe aspektet e biodiversitetit janë një mjet i fuqishëm për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, krijimin e vendeve të reja të gjelbra të punës, nxitjen e inovacionit dhe përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, tha Mexhiti.

Mexhiti theksoi rëndësinë e integrimit të aspekteve klimatike dhe mjedisore në procesin e planifikimit dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis, duke shtuar se kjo mundëson vendimmarrje të informuar dhe të qëndrueshme afatgjatë.

“Infrastruktura që është rezistente ndaj goditjeve klimatike jo vetëm që mbron buxhetin dhe burimet publike, por gjithashtu kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë për brezat e ardhshëm, dhe hapat që duhen ndërmarrë janë ndërtimi dhe përshtatja e sistemeve të menaxhimit të riskut që do të na përgatitin për sfidat klimatike, transformimi i sektorit të energjisë drejt burimeve të rinovueshme, modernizimi i bujqësisë përmes sistemeve efikase të ujitjes dhe praktikave inteligjente klimatike, si dhe përmirësimi i efikasitetit të energjisë dhe qëndrueshmërisë sizmike të ndërtesave”, tha Mexhiti.

Eventi i sotëm u organizua nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Politika në Mjedis dhe Ndryshime Klimatike – IPECC Shkup, i cili vepron në drejtim të promovimit të investimeve të gjelbra duke i integruar ato në strategjitë mjedisore.

 

Previous Post

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

Next Post

Costa: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet kyç në procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Related Posts

Maqedoni

Sistemi VAR merr implementim të plotë me një qasje transparente dhe edukative

16/05/2025
Maqedoni

Vizitë zyrtare e Bilall Kasamit në Austri – Takim miqësor dhe i frytshëm me Kryetarin e Komunës së Hornit

16/05/2025
Maqedoni

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në mbledhjen ministrore të Komunitetit të Transportit në Beograd

16/05/2025
Maqedoni

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, Arsimit dhe Politikës Sociale për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

16/05/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti përgëzon organizimin e Samitit në Tiranë

16/05/2025
Maqedoni

Murtezani në Samitin e 9-të Ekonomik Ballkanik në Shkup

16/05/2025
Next Post

Costa: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet kyç në procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Fatma e komentoi për jetën e saj luksoze, Hati i reagon për herë të parë

16/05/2025

Sistemi VAR merr implementim të plotë me një qasje transparente dhe edukative

16/05/2025

Vizitë zyrtare e Bilall Kasamit në Austri – Takim miqësor dhe i frytshëm me Kryetarin e Komunës së Hornit

16/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk