Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: I ftoj të gjithë ata që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë: Bashkohuni me ne!

27/12/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, realizoi takimin e fundvitit në Holiday Inn me strukturat e partisë për të rrumbullaksuar vitin e ndryshimit.
Në një atmosferë festive dhe në prani të një numri të madh simpatizantësh, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, shprehu mirënjohjen dhe krenarinë për arritjet e përbashkëta të kësaj force politike gjatë vitit të kaluar.
Të nderuar aktivistë dhe përkrahës të Lëvizjes Demokratike, Të nderuar përfaqësues të koalicionit VLEN, deputetë, ministra dhe funksionarë shtetërorë,
Të dashur qytetarë,
Një vit më parë, kur nisëm rrugëtimin tonë me Lëvizjen Demokratike, shumëkush e shihte këtë përpjekje si një ëndërr të paarritshme. Sfida për të ndërtuar një alternativë politike për shqiptarët dhe për të sfiduar një sistem të rrënjosur thellë në pushtet dukej si një mision i pamundur.
Megjithatë, qëndruam të palëkundur përballë presioneve dhe pengesave të shumta. I thamë “Mjaft!” degradimit të demokracisë dhe shpërdorimit të parimeve themelore të lirisë e barazisë.
Sot, me krenari mund të themi se ndryshimi është bërë realitet.
Shqiptarët, që prej kohësh kërkonin një drejtim të ri politik, arritën ta bëjnë këtë të mundur. Me largimin e politikave të vjetra dhe me rotacionin politik, po hapet një kapitull i ri për të gjithë ne.
E ardhmja tani është në duart tona.
Në vend që të merremi me politikat e vjetruara dhe praktikat e shkuara, fokusi ynë është ndërtimi i një qeverisjeje të përgjegjshme që punon për njerëzit. Kjo është një mundësi për të ndihmuar qytetarët të përmirësojnë jetesën e tyre dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë.
Falë përkushtimit tuaj, kemi arritur të krijojmë një ambient politik të ri.
Sot, ne promovojmë meritokracinë, përfshirjen dhe tolerancën, duke refuzuar korrupsionin dhe përçarjet. Ky është momenti për të ndërtuar një kulturë të re politike, të bazuar në transparencë dhe llogaridhënie.
I ftoj të gjithë ata që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë: Bashkohuni me ne!
Procesi i europianizimit kërkon politikanë të ndershëm, të përkushtuar dhe të gatshëm të punojnë për të mirën e vendit. Ne jemi alternativa e re dhe dera jonë është e hapur për secilin që dëshiron të kontribuojë për një të ardhme më të mirë.
Le ta ndërtojmë së bashku të ardhmen që shqiptarët meritojnë!

Previous Post

Dua Lipa merr propozimin për martesë

Next Post

“Më vjen marre”-Xuxi tregon se për cilin veprim të bërë në Big turpërohet

Related Posts

Maqedoni

Elmazi: Rruga jonë për Sarajin sapo ka filluar!

03/08/2025
Aktuale

Mexhiti: Puna vazhdon/ Me qytetarët e mi, për Çairin tonë

03/08/2025
Maqedoni

Jasin Demiri largohet nga ASH: Nuk dua të jem pjesë e një organizate ku hahet haku

03/08/2025
Maqedoni

Pas një aksidenti me motoçikletë, ndërroi jetë biznesmeni Dushko Çifliganec

03/08/2025
Maqedoni

Azizi: Hipokrizia ka kufij, Kumanova e di mirë që ishte BDI ajo që heshti kur duhej të fliste!

03/08/2025
Maqedoni

VMRO: Dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë

03/08/2025
Next Post

“Më vjen marre”-Xuxi tregon se për cilin veprim të bërë në Big turpërohet

Elmazi: Rruga jonë për Sarajin sapo ka filluar!

03/08/2025

Mexhiti: Puna vazhdon/ Me qytetarët e mi, për Çairin tonë

03/08/2025

Ryva Kajtazi në ‘Big Brother VIP’?

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk