Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti është takuar me Musa Xhaferin: Nuk kam hasmëri! Nuk ka diçka të jashtëzakonshme

16/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

-Aty në koktej kemi biseduar për rrjedhat politike, për dallimet politike dhe kjo është, nuk ka diçka të jashtëzakonshme, tha Izet Mexhiti në lidhje me informacionet që ka pasur së fundmi takim me Musa Xhaferin, shkruan TV21. Mexhiti thotë se ka kontakt me të gjitha partitë politike dhe se për këtë takim me Xhaferin nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Ka qenë pritje e Ambasadës së BE-së, ku janë të ftuar edhe kori diplomatik, edhe përfaqësues të partive politike, të ekzekutivit, deputetë dhe aty ka qenë edhe ambasadori i Shqipërisë, edhe i Kosovës, edhe shumë ambasadorë të tjerë. E kam thënë dhe e them, nuk kam hasmëri, komunikoj me të gjitha subjektet, komunikoj edhe me njerëz nga BDI, por kjo nuk është jashtë normales. Kjo aspak nuk nënkupton që kemi dallime politike, ato janë publike, mirë po komunikimi është normal. Mund të them nëse komunikojmë me VMRO-në, me LSDM-në, ZNAM-in, nuk kisha thënë me Levicën, por ndonjëherë edhe me ata takohemi në Kuvend. Kështu që besoj nuk është informatë e jashtëzakonshme nëse komunikojnë funksionarët shqiptarë, qoftë deputetë, ministra ndërmjet vete”, tha mes tjerash Mexhiti.

I pyetur për mundësinë për rikthim të tij në BDI pas largimit të Grubit, Mexhiti tha se ky kapitull është i mbyllur, ndërkaq shtoi se BDI-ja është në krizë të thellë dhe bëri apel që anëtarët e BDI-së të kalojnë në Lëvizjen Demokratike.

“Ky kapitull është i mbyllur. Ne që menduam ndryshe u përjashtuam nga BDI. Kishim dy opsione, ta lëmë krejt, apo ta vazhdojmë betejën. Ne vazhduam betejën, e fituam betejën. Ndërsa edhe njëherë i bëj apel anëtarësisë së sinqertë, atyre djemve dhe vajzave që kanë një karrierë një profesionalizëm administrativ, politik, që nuk e kanë shansin, ta braktisin këtë anije dhe t’i bashkëngjiten Lëvizjes Demokratike, t’i bashkëngjiten VLEN-it”, tha mes tjerash Mexhiti.

Kujtojmë që Musa Xhaferi ishte pjesë e grupit të pakënaqur në BDI, të ashtuquajturit Grup i Zjarrit, ku bënte pjesë edhe Izet Mexhiti, bashkë me Blerim Bexhetin e Nevzat Bejtën.

Previous Post

MASH:Thirrje për diskutim publik mbi Konceptin për reformat në arsimin e mesëm gjimnaz

Next Post

Sekretet e bukurisë moderne, procedurat natyrale dhe ndërhyrjet

Related Posts

Aktuale

Sërish zjarr në Jazhincë! (VIDEO)

15/08/2025
Maqedoni

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor

15/08/2025
Maqedoni

Bilall Kasami takon koordinatorët e VLEN-it në Tetovë: “Bashkimi ynë është zotim ndaj qytetarëve”

15/08/2025
Maqedoni

Çka po ndodh me FC Shkupi? Sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0-3!

15/08/2025
__kateg

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë, ulen çmimet për pajisjet shkollore prej 10 deri në 15%

15/08/2025
Aktuale

Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare të Jazhincës

15/08/2025
Next Post

Sekretet e bukurisë moderne, procedurat natyrale dhe ndërhyrjet

Sërish zjarr në Jazhincë! (VIDEO)

15/08/2025

Reagon ashpër ish-shoku i Gjestit ndaj tij: Ti ke për t’u bërë prind …

15/08/2025

Komuna dyetnike: Serbët e Graçanicës nuk duan kryetar shqiptar (VIDEO)

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk