Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Do të subvencionojmë 200 automjete elektrike për taksistët

06/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në një takim pune me Unionin e Shoqatave të Taksistëve prezantoi projektin për subvencionimin e 200 automjeteve të para elektrike për taksistët, si pjesë e përpjekjeve të ministrisë për transport urban më të pastër, më të qetë dhe më efikas për qytetarët e Shkupit dhe të gjithë vendit.
Ky projekt, tha Mexhiti, përfaqëson një hap konkret dhe të rëndësishëm drejt transformimit të transportit urban, dhe është pjesë e strategjisë për luftimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës urbane.

‘Vetura që u prezantua sot është elektrike, e pajisur me standarde të larta ekologjike – pa emetime ndotëse, pa zhurmë dhe me efikasitet të lartë energjetik’ tha Mexhiti duke shtuar se përmes disa fazave, këto automjete do të zëvendësojnë veturat aktuale që funksionojnë me naftë, benzinë apo gaz natyral, duke sjellë përfitime të mëdha për qytetarët, taksistët dhe mjedisin:

‘Çmimi mesatar për një veturë elektrike: 28,000 euro, Kosto totale për 200 vetura është rreth 5.6 milion euro, ndersa Subvencionimi nga Ministria do të jetë 15 për qind e çminit ose rreth 840,000 euro’.

Mexhiti informoi se sipas ekspertëve ekologjikë, zëvendësimi i këtyre veturave do të sjellë reduktim të mbi 2,700 tonë CO₂ në vit, ndikim i krahasueshëm me mbjelljen e më shumë se 120,000 fidaneve. Po ashtu, tha ai do të ketë ulje të konsiderueshme të zhurmës urbane, sidomos në zonat e banuara.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti tha se deri tani ministria ka inicuar sistemin Car Sharing me 100 veturat e para elektrike për përdorim publik, trotinete dhe biçikleta elektrike në disa qytete, ndërsa në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, përmes programit “EU for Clean Air”, kanë realizuar dhurimin e 6 autobusëve elektrikë për qytetin e Shkupit, kanë rritur kapacitetet për monitorimin e ndotjes së ajrit si dhe kanë mbjellë dhjetëra mijëra fidane në mbarë vendin.

Previous Post

Kasami: BDI-ja po tenton të na fusë në një retorikë nacionaliste, shpresën e kanë te konflikti ndëretnik

Next Post

Elmazi: Ne e dimë çfarë i mungon Sarajit, koha e mashtrimeve ka mbaruar

Related Posts

Maqedoni

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

01/11/2025
Maqedoni

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

01/11/2025
Maqedoni

Sot realizohet votimi i personave të sëmurë ose të pafuqishëm, i personave që vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim

01/11/2025
Maqedoni

ASHMAA: Mediat duhet ta respektojnë heshtjen zgjedhore

01/11/2025
Maqedoni

Dëme prej qindra mijëra eurosh nga vjedhja e kabllove, Prokuroria me aktakuzë ndaj tre personave

01/11/2025
Maqedoni

Fillon aplikimi për shujtën studentore për vitin akademik 2025/2026

01/11/2025
Next Post

Elmazi: Ne e dimë çfarë i mungon Sarajit, koha e mashtrimeve ka mbaruar

Presidenti bullgar: Evropa duhet ta marrë seriozisht projektin e “Botës serbe”

01/11/2025

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

01/11/2025

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

01/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk