Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti dhe Vardar prezantuan Master Planin për Çairin – vizion gjithëpërfshirës për një komunë moderne, funksionale dhe me identitet të fortë urban

05/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, në
bashkëpunim me arkitektin me renome botërore, z. Bajram Vardar, sot
prezantuan Master Planin për Çairin – një dokument strategjik që synon
transformimin e komunës në model të zhvillimit të qëndrueshëm, me
infrastrukturë moderne, gjelbërim urban, hapësira kulturore dhe qendra
të reja arsimore e rinore.

Master Plani është rezultat i punës së një ekipi të gjerë ekspertësh nga
Turqia dhe Maqedonia e Veriut, nën drejtimin e arkitektit Bajram Vardar
– urbanist me origjinë nga Shkupi, i cili ka zhvilluar karrierë të
suksesshme në Turqi dhe ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë të presidentit
Rexhep Taip Erdogan gjatë kohës kur ai ishte kryetar i Bashkisë së
Stambollit. Në ekip kanë marrë pjesë edhe ekspertët e njohur Nadir Dogan
dhe dr. Mustafa Tutar, përkrah specialistëve vendorë që kanë garantuar
përshtatjen e planit me realitetin dhe nevojat e Çairit.

Master Plani mbështetet në shtatë shtylla kryesore zhvillimi:
1. Komunikacioni
2. Ruajtja e trashëgimisë kulturore
3. Turizmi dhe ekonomia
4. Arsimi
5. Kultura dhe arti
6. Rekreimi dhe sporti
7. Transformimi urban

Në fokus të planit janë zgjidhjet konkrete për lehtësimin e
komunikacionit dhe modernizimin e infrastrukturës. Vizioni parasheh
ndërtimin e bulevardit “Kroacia” dhe “Mali i Zi”, duke mundësuar
lëvizjen nga Autokomanda në drejtim të Sarajit pa kaluar nëpër Çair.
Gjithashtu, parashikohet zgjerimi i bulevardeve “Mithat Frashëri” (
brigada Maqedonase-Kosovare), “Xhon Kenedi” dhe “Cvetan Dimov”, si dhe
shpërthimi i nyjeve kyçe që do të mundësoj lehtësimin e qarkullimit. Një
nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i rrethit të
komunikacionit përreth parkut- pyll Gazi Babë.

Një tjetër komponentë thelbësore është revitalizimi i Çarshisë së Vjetër
të Shkupit, ku parashihen masa konkrete për rritjen e numrit të
turistëve, zhvillimin ekonomik dhe kulturor të zonës, duke i kthyer
hanet tradicionale në qendra funksionale dhe epiqendra të jetës urbane.

Projekti parashikon gjithashtu krijimin e 5000 vendeve të reja parkimi,
përfshirë parkingje mekanike, si dhe ndërtimin e qendrave të reja
rinore, rinovimin e shkollave ekzistuese dhe krijimin e një kampusi të
ri modern për Universitetin “Nënë Tereza”.

Një pjesë e veçantë e Master Planit i kushtohet projektit “Qendra
Moderne Tophane”, që synon të transformojë lagjen Tophane në një
hapësirë ikonike dhe atraktive për Shkupin, duke ndërthurur gjurmët e
besimit, trashëgimisë dhe kulturës me një gjuhë moderne arkitekturore,
në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ngjarja e prezantimit të Masterplanit u ndoq nga qytetarë, arkitektë,
urbanistë, përfaqësues të mediave dhe personalitete publike, të cilët
përshëndetën këtë iniciativë si një hap të madh drejt transformimit të
Çairit në një komunë evropiane me identitet të fortë urban e kulturor.

Previous Post

Thirrjet e Vuçiqit për luftë, reagon ashpër presidentja Osmani

Next Post

Bitcoini arriti vlerën rekord – 125 mijë dollarë!

Related Posts

Maqedoni

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

01/11/2025
Maqedoni

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

01/11/2025
Maqedoni

Sot realizohet votimi i personave të sëmurë ose të pafuqishëm, i personave që vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim

01/11/2025
Maqedoni

ASHMAA: Mediat duhet ta respektojnë heshtjen zgjedhore

01/11/2025
Maqedoni

Dëme prej qindra mijëra eurosh nga vjedhja e kabllove, Prokuroria me aktakuzë ndaj tre personave

01/11/2025
Maqedoni

Fillon aplikimi për shujtën studentore për vitin akademik 2025/2026

01/11/2025
Next Post

Bitcoini arriti vlerën rekord – 125 mijë dollarë!

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

01/11/2025

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

01/11/2025

Sot realizohet votimi i personave të sëmurë ose të pafuqishëm, i personave që vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim

01/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk