Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: Çarshia e Shkupit-shtyllë e zhvillimit të ekonomisë, turizmit dhe kulturës në Çair

09/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga
koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, prezantoi sot shtyllën e tretë të programit të tij zgjedhor, të fokusuar në rilindjen e Çarshisë së Vjetër
të Shkupit dhe zhvillimin e turizmit si motor ekonomik të komunës.

Në prezantim, Mexhiti theksoi se Çarshia e Vjetër është shumë më tepër se një kompleks tregtar, ajo është “historia e gjallë e Shkupit, shpirti i qytetit dhe zemra e Çairit”. Ai nënvizoi se objektivi i tij është ta
shndërrojë këtë hapësirë të trashëgimisë kulturore në një qendër moderne
evropiane të turizmit dhe kulturës, me projekte konkrete dhe financim të
siguruar.

“Çarshia nuk është vetëm një grumbull rrugësh dhe dyqanesh. Ajo ështëhistoria jonë e gjallë, shpirti i Shkupit dhe zemra e Komunës së Çairit.Është detyra jonë jo vetëm ta ruajmë këtë perlë të paçmuar, por edhe ta
ngrisim në nivelin e një atraksioni turistik evropian të rangut të lartë, të njohur në tërë rajonin. Vizioni ynë është që Çarshia të bëhet
një qendër prosperuese e kulturës, turizmit dhe ekonomisë.,” – deklaroi
Mexhiti.

Programi i Izet Mexhitit për rilindjen e Çarshisë së Vjetër përfshin
pesë hapa kryesore zhvillimi:

1. Investime kapitale për rikthimin e shkëlqimit autentik

-Restaurime të kalldrëmeve: Konservim i plotë i rrugëve “Saraçka”,
“Papuxhiska”, “Petar Mihov”, “Samarxhiska” dhe një pjesë e “Kovaçka”.
Projekti është miratuar nga Qeveria dhe realizohet në vitin 2025.
-Rinovim të fasadave: Vazhdojmë me rinovimin e fasadave të të gjitha
dyqaneve të mbetura, duke ruajtur pamjen autentike dhe duke e shndërruar
Çarshinë në një atraksion të vërtetë evropian.
-Ndriçim modern rrugor: Investojmë në një rrjet të ri ndriçimi për të
rritur sigurinë dhe për të theksuar bukurinë e Çarshisë gjatë orëve të
mbrëmjes.

2. Transformimi digjital për turizëm modern

-Tabela informative të mençura: Vendosim tabela interaktive në pikat
kyçe – Sheshi Skënderbeu, Çarshia e Vjetër, Bit Pazar. Ato do të ofrojnë
informata në kohë reale dhe Wi-Fi falas për të gjithë vizitorët.
-“Çarshia Digjitale”: Krijojmë muze virtual dhe aplikacion mobil që do
të shërbejë si guidë moderne digjitale me harta interaktive dhe të dhëna
historike për çdo objekt.

3. Standarde evropiane për çdo vizitor

-Ndërtim i tualeteve publike moderne, të pastra dhe lehtësisht të
qasshme. Ato do të jenë të përshtatura për persona me aftësi të
kufizuara dhe do të mirëmbahen çdo ditë, duke siguruar kushte dinjitoze
për të gjithë.

4. Mbrojtja e perlave të Çarshisë

-Restaurim i plotë dhe promovim ndërkombëtar të objekteve historike:
Kurshumli An, Kapan An, Suli hani , Çifte Hamam, Hamamin e Daut Pashës,
Shengjyl Hamami dhe Bezisteni.

Si “kurorë e rilindjes”, Mexhiti paralajmëroi ndërtimin e një parkingu
nëntokësor me dy kate nën sheshin “Skënderbeu”, me investim prej 25
milionë eurosh tashmë të siguruara nga Qeveria. Projekti do të zgjidhë
problemin e qasjes urbane dhe do të shndërrojë hapësirën në një qendër
bashkëkohore që lidh historinë me të ardhmen.

“Projekt kapital që do t’i vë vulën kësaj rilindjeje është ndërtimi i
parkingut nëntokësor me dy kate nën sheshin “Skënderbeu” “. Investimi
prej 25 milionë eurove tashmë është siguruar nga Qeveria, furnizimi
është i hapur, pritet të zgjedhet ndërmarrja dhe maksimum për një muaj të fillojë ndërtimi i parkingut nëntokësor për 800 vetura. Kjo do të jetë një bërthamë moderne dhe simbol i Çairit, vend ku historia jonë e
pasur do të takohet me të ardhmen evropiane”, potencoi Mexhiti.

Në përfundim, Mexhiti theksoi se rilindja e Çarshisë së Vjetër është një projekt identitar, ekonomik dhe kulturor, që do ta kthejë Çairin në destinacion të turizmit rajonal.

“Çarshia e Vjetër është krenaria jonë, por ajo nuk duhet të jetojë vetëm nga e kaluara. Ajo meriton një të ardhme të gjallë dhe të begatë.
Kjo programë nuk është një listë dëshirash. Ky është një plan konkret,me mjete të siguruara dhe afate të qarta. Me përkushtim të plotë dhe në partneritet me ju, qytetarët dhe esnafët, do ta ngremë Çarshinë në simbol të identitetit tonë kulturor dhe në motor të zhvillimit ekonomik dhe turizmit.” – deklaroi Mexhiti.

Previous Post

Futbollisti në gjendje kritike pasi theu qafën duke goditur reklamat (VIDEO)

Next Post

Tetori Rozë në Gostivar – Valbon Limani premton 150 mamografi falas çdo vit për gratë

Related Posts

Maqedoni

Tetori Rozë në Gostivar – Valbon Limani premton 150 mamografi falas çdo vit për gratë

09/10/2025
Maqedoni

Osmani: Ju garantoj se në mars ose në prill do të ketë zgjedhje parlamentare

09/10/2025
Aktuale

Arrestohet Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë

09/10/2025
Aktuale

Gëzim në Gaza dhe Izrael pas arritjes së marrëveshjes historike të paqes

09/10/2025
Maqedoni

Trump: Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit për paqe në Gazë

09/10/2025
Maqedoni

VLEN: BDI nxit tensione mes fushatës, keqpërdor tragjeditë familjare

09/10/2025
Next Post

Tetori Rozë në Gostivar – Valbon Limani premton 150 mamografi falas çdo vit për gratë

Zbulohet gjyqtari që do vendosë drejtësi në ndeshjen Serbi-Shqipëri

09/10/2025

Tetori Rozë në Gostivar – Valbon Limani premton 150 mamografi falas çdo vit për gratë

09/10/2025

Mexhiti: Çarshia e Shkupit-shtyllë e zhvillimit të ekonomisë, turizmit dhe kulturës në Çair

09/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk