Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Në Çair, çdo qytetar do ta ketë vendin e tij në punë, në institucion, në jetën publike dhe në çdo hap të përditshmërisë.” Me këtë mesazh të qartë, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit qeverisës VLEN, z. Izet Mexhiti, e hapi konferencën e sotme për shtyp, duke paraqitur vizionin e tij për një Çair të barabartë dhe përfshirës, ku dinjiteti njerëzor dhe mundësitë e barabarta janë në qendër të çdo politike lokale.

Më poshtë e gjeni fjalimin integral të kandidatit z. Izet Mexhiti:

Të nderuar qytetarë,
Të respektuara media,

Në konferencën e sotme do të flasim për barazi, mundësi dhe dinjitet, për të drejtën që çdo qytetar i Çairit të ketë vendin e tij në punë, në institucion, në jetën publike dhe në çdo hap të përditshmërisë.

Në programin tonë, kujdesi dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është një nga shtyllat kryesore.

Në bashkëpunim me organizatat që punojnë në këtë drejtim, do të ndërtojmë politika afatgjata për akses në arsim, në shërbime shëndetësore, në transport dhe në hapësirat publike.

Do të krijojmë programe të posaçme për punësimin dhe trajnimin e tyre në sektorin publik dhe në institucionet lokale. Do të mbështesim bizneset mikro, ndërmarrjet sociale dhe nismat komunitare, sepse pavarësia ekonomike është themeli i dinjitetit njerëzor.

Ky angazhim fillon nga unë vetë, nga kabineti im.
Prandaj sot dua të ndaj me ju lajmin se z. Qamuran Ismaili një njeri dhe profesionist i jashtëzakonshëm, do të jetë pjesë e kabinetit tim si këshilltar.

Qamurani nuk do të jetë në kabinetin tim për simbolikë, por për ndikim. Zëri i tij është zëri i një komuniteti që meriton të dëgjohet. Përvoja e tij është urë mes institucioneve dhe qytetarëve që shpesh ndihen të harruar.

Duke filluar nga kabineti im, ne po e kthejmë këtë angazhim në realitet. Çairi do të bëhet shembull i përfshirjes, i barazisë dhe i respektit për çdo qytetar.

Sepse përfshirja e secilit njeri nuk është privilegj, është e drejtë.

Çairi do të jetë shembull i një komune që nuk ndan, por bashkon; që nuk përjashton, por fuqizon; që nuk flet për njerëzit, por i dëgjon ata dhe punon bashkë me ta.

Previous Post

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

Next Post

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

Related Posts

Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Maqedoni

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025
Aktuale

Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

12/10/2025
Next Post

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

Tirana të hënën pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor”

12/10/2025

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk