Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Çairi drejt modernizimt të shërbimeve komunale të pastrimit

30/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot jemi mbledhur këtu për të shpallur fundin e një epoke improvizimesh dhe për të shënuar fillimin e një zgjidhjeje sistematike, të qëndrueshme dhe afatgjate për një nga sfidat më të mëdha të komunës sonë – higjienën
komunale.

Pamjet e kontejnerëve të mbushur, mbeturinave të shpërndara dhe hapësirave publike të parregullta nuk duhet të jenë më pjesë e
përditshmërisë së Çairit. Këto pamje jo vetëm që e dëmtojnë imazhin e komunës sonë, por ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe
shëndetin e secilit prej nesh, të fëmijëve tanë dhe më të moshuarve.

Prandaj, sot nuk jemi këtu për të folur për probleme. Problemet i dimë të gjithë dhe i jetojmë çdo ditë. Sot jemi këtu për të ofruar një plantë qartë, konkret dhe të realizueshëm. Një vizion që do ta transformojëÇairin në një komunë të pastër, të rregullt dhe moderne, ashtu siç emeritojmë të gjithë.

Strategjia jonë bazohet mbi tri shtylla kryesore:

SHTYLLA E PARË: MODERNIZIM DHE ZGJIDHJE PËRFUNDIMTARE – INSTALIM I
KONTEJNERËVE NËNTOKËSORË
Çairit i duhet një revolucion në menaxhimin e mbeturinave. Për këtëarsye, e shpallim projektin tonë kapital: “Çair pa mbeturina në rrugë”.Ky projekt parasheh zëvendësimin e plotë të kontejnerëve ekzistues,
shpesh herë jo funksional, me një sistem modern të kontejnerëve nëntokësorë në të gjithë territorin e komunës.

Angazhohemi për zëvendësimin e plotë të kontejnerëve ekzistues të mbeturinave me një sistem bashkëkohor të kontejnerëve nëntokësorë.Për këtë projekt kapital sigurojmë një buxhet prej 120.000.000 denarësh, me
afat zbatimi prej 36 muajsh.

Çfarë fitojmë me këtë?
•Një mjedis të pastër dhe estetikisht të bukur: kontejnerët nëntokësorë eliminojnë ndotjen vizuale dhe lirojnë hapësirën publike, si trotuaret
dhe vendparkimet.
•Fund erërave të pakëndshme: sistemi është hermetikisht i mbyllur dhe parandalon përfundimisht përhapjen e erërave të këqija, sidomos gjatë muajve të verës.
•Kapacitet dhe efikasitet më të madh: një kontejner nëntokësor zëvendëson pesë deri në gjashtë kontejnerë standard, që do të thotë
operacione më efikase operacione të zbrazjes.
•Parandalim të shpërndarjes së mbeturinave: pamundësohet qasja e
kafshëve dhe personave të paautorizuar te mbeturinat, duke i dhënë fund
pamjeve të shëmtuara përreth kontejnerëve.

Ky nuk është një projekt për një të ardhme të largët, zbatimi do të
fillojë menjëherë, me faza, duke nisur nga pikat më kritike të komunës.

SHTYLLA E DYTË: PARTNERITET STRATEGJIK ME QYTETIN E SHKUPIT DHE NP
“HIGJIENA KOMUNALE”
Pastërtia e Çairit nuk është vetëm përgjegjësi e komunës. Ajo është një
kujdes i përbashkët. Prandaj do të nisim dhe vendosim nivelin më të
lartë të bashkëpunimit me Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjen publike
“Higjiena Komunale”.

Çfarë do të thotë kjo konkretisht?
•Plan i përbashkët operativ: do të krijojmë një trup koordinues të
përbashkët që do të përgatisë një plan dinamik pastrimi me detyrime të
qarta. Nuk do të ketë më hedhje të përgjegjësisë.
•Rritje të shpeshtësisë së shërbimeve: do të sigurojmë grumbullim më të
shpeshtë të mbeturinave, pastrim mekanik dhe manual të rregullt, si dhe
larje të rrugëve kryesore dhe bulevardeve në Komunën e Çairit.
•Eko-ekipe mobile: do të vendosim ekipe mobile për ndërhyrje të shpejtë
që do të reagojnë menjëherë ndaj raportimeve të qytetarëve për deponi
ilegale ose sasi të mëdha mbeturinash.

Qëllimi ynë është i qartë: makineritë e “Higjienës Komunale” të jenë
vazhdimisht të pranishme në terren, dhe jo vetëm para festave ose gjatë
fushatave.

SHTYLLA E TRETË: ÇAIRI ËSHTË SHTËPIA JONË E PËRBASHKËT – RRITJE E
VETËDIJES PUBLIKE
Projektet më të bukura dhe bashkëpunimi më i mirë nuk do të kenë sukses
nëse nuk e kuptojmë se pastërtia fillon nga secili prej nesh. Do të
nisim fushata të gjëra edukative me moton “Rruga ime, shtëpia ime”. Do
të bashkëpunojmë me shkollat, bashkësitë lokale dhe sektorin civil për
të ndërtuar një kulturë të re të jetesës dhe raportit ndaj hapësirës
publike.

Të nderuar,
Ky është plani ynë. Nuk është një listë dëshirash, por një strategji
serioze dhe e menduar mirë, me hapa të qartë, afate dhe përgjegjësi. Ka
ardhur koha që Çairi të marrë fytyrën që e meriton – fytyrën e një
komune moderne, të pastër dhe evropiane.

Ne jemi të gatshëm të punojmë ditë e natë për ta realizuar këtë vizion.

Ftojmë qytetarët dhe institucionet të na bashkohen.
Së bashku do të krijojmë një Çair më të pastër, më të bukur dhe më të
shëndetshëm për të gjithë ne dhe për gjeneratat që do të vijnë.

Faleminderit.

Previous Post

Fushata zgjedhore/ Gjorgjievski: Fokusi primar do të jetë te pastërtia e qytetit të Shkupit

Next Post

Valbon Limani priti ambasadorin turk Ulusoy, bashkëpunime të reja për Gostivarin

Related Posts

Maqedoni

Protestuan të punësuarit në parqe, kërkojnë pagat e tyre

30/09/2025
Maqedoni

Padi penale kundër një 17-vjeçari nga Shkupi, tentoi të vriste babanë e tij me një objekt të mprehtë

30/09/2025
Maqedoni

VLEN: Salla “Boris Trajkovski” sot kumbon nga NJË ZË shqiptar!

30/09/2025
Maqedoni

Valbon Limani priti ambasadorin turk Ulusoy, bashkëpunime të reja për Gostivarin

30/09/2025
Maqedoni

Fushata zgjedhore/ Gjorgjievski: Fokusi primar do të jetë te pastërtia e qytetit të Shkupit

30/09/2025
Maqedoni

Fushata zgjedhore/ Gjorgjievski: Fokusi primar do të jetë te pastërtia e qytetit të Shkupit

30/09/2025
Next Post

Valbon Limani priti ambasadorin turk Ulusoy, bashkëpunime të reja për Gostivarin

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30/09/2025

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30/09/2025

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk