Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Çairi do të kthehet në qytet studentor, investime kapitale në infrastrukturë dhe arsim

02/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendës kryeministri i parë dhe njëherit kandidat i Vlen për komunën e Çairit Izet Mexhiti, gjatë fjalimit të mbajtur sot në Gazi Babë tek familja Dolek, tha se vizioni i tij dhe i ekipit të tij është që Çairi të transformohet në një “qytet studenti”, duke sjellë investime të mëdha në arsim, infrastrukturë dhe projekte zhvillimore.

Mexhiti theksoi se qeveria tashmë ka ndarë 25 milionë euro, të cilat do të shfrytëzohen për dy projekte madhore: përfundimin e sheshit “Skënderbeu” dhe revitalizimin e Çarshisë së Vjetër, parking nëntokësor me dy kate dhe hapësira të gjelbra për aktivitete të ndryshme.

Ai shtoi se vetëm nga kredia hungareze prej 1 miliard euro, në Çair janë planifikuar investime kapitale.

“Sa i përket infrastrukturës nëntokësore, këtë mandat do ta përmbyllim. Në Gazi Babë është kryer, në Dizhon jemi duke e finalizuar ujësjellësin, ndërsa po punohet edhe në Sahat Kullë” u shpreh Mexhiti.

Në arsim, ai theksoi se Çairi aktualisht ka 9 shkolla fillore, por plani është që gjatë këtij mandati të ndërtohen edhe 3 të reja, ku njëra do të jetë e dedikuar për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Qëllimi është që shkollat të kenë më pak nxënës, kushte më të mira dhe prindërit të mos përballen me mësim të turnit të tretë,” tha ai.

Mexhiti prezantoi edhe projektin për kontenierë nëntokësorë, ku aktualisht janë vendosur 5, ndërsa 9 të tjerë do të shtohen deri në fund të vitit, me idenë që Çairi të bëhet komuna e parë pilot pa mbeturina.

Një tjetër projekt madhor që ai paralajmëroi është rruga e Jahja Pashës, për të cilën ka nisur procesi i shpronësimit dhe e cilësoi si prioritetin e parë pas zgjedhjeve.

“Votën nuk e kërkojmë për të mposhtur të tjerët, por si një mundësi të artë që të kemi në duar komunën e Çairit, qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet, të cilat do të jenë në funksion të qytetarëve tanë,” përfundoi Mexhiti.

Previous Post

Fillon numërimi mbrapsht, BBVK 4 rikthehet me surpriza të mëdha

Next Post

VLEN “ndez” Tearcën: Daut Memishi marshon me fuqinë e rinisë!

Related Posts

Kosovë

Albin Kurti takon përfaqësuesit e Lëvizjes “Arbëria”

07/10/2025
Maqedoni

Ministria e mjedisit ndan mjete financiare për parqet nacionale “Mali Sharr” dhe ” Pelister”

07/10/2025
Maqedoni

Plagosja e Zekirja Shainit, BDI: Pezullojmë aktivitetet e ditës sotme

07/10/2025
Maqedoni

VLEN: Shprehim keqardhje të thellë për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanov

07/10/2025
Biznes

Ministrja Federale Austriake Klaudia Plakolm në vizitë pune në EVN Maqedoni

07/10/2025
Maqedoni

Anketa më e fundit: Mexhiti përpara Osmanit me 3.3% epërsi, edhe VLEN para AKI-t

07/10/2025
Next Post

VLEN "ndez" Tearcën: Daut Memishi marshon me fuqinë e rinisë!

Albin Kurti takon përfaqësuesit e Lëvizjes “Arbëria”

07/10/2025

Ministria e mjedisit ndan mjete financiare për parqet nacionale “Mali Sharr” dhe ” Pelister”

07/10/2025

Plagosja e Zekirja Shainit, BDI: Pezullojmë aktivitetet e ditës sotme

07/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk