Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

04/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama kanë prezantuar sot një nga prioritetet kryesore të programit zgjedhor, ndërtimin e Qendrës Rinore, projekt që synon t’u japë të rinjve hapësirën e munguar për zhvillim, krijimtari dhe inovacion.

“Kam kënaqësinë të prezantoj një nga projektet më të rëndësishme dhe më të dashura për mua personalisht, pra një projekt që përfaqëson vizionin tim për një Çair modern, përparimtar dhe të orientuar drejt së ardhmes: Qendra Rinore e Çairit. Çairi ka pasuri të pashtershme rinore, të reja dhe të rinj të talentuar, me potencial të jashtëzakonshëm, që meritojnë më shumë se fjalë: meritojnë mundësi, mbështetje dhe hapësirë për zhvillim. Andaj ndërtimi i Qendrës Rinore do të jetë një prioritet absolut i mandatit tim si kryetar komune. Ky nuk është vetëm një objekt fizik, por një platformë ku rinia jonë do të mund të mësojë, krijojë, shprehë veten dhe të ndërtojë të ardhmen në mënyrë aktive”, deklaroi Mexhiti.

Kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama në deklaratën e tij përshkroi detajet e pjesëve përbërëse të këtij objekti.

“Qendra Rinore do të jetë e ndërtuar në katër nivele funksionale:
-Bibliotekë dhe sallë ligjëratash për dije, hulumtim dhe ngjarje kulturore.
-Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale, trajnime falas në programim e shkrim-lexim digjital, si dhe hapësirë për start-up-e dhe mentorim rinor.
-Akademi STEM që do të afrojë trajnime në teknologji, shkencë, art dhe matematikë.
-Hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative ku të rinjtë do të shprehen lirshëm dhe pa barriera.

Mexhiti dhe Rama potencuan se me këtë projekt garantojnë se Çairi do të bëhet qendër e inovacionit, arsimit dhe kreativitetit rinor. Të rinjtë do të kenë vendin ku do të mësojnë, do të zhvillohen dhe do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Previous Post

Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve”

Next Post

Durmishi godet BDI-në: Tetova nuk është bankomat i Teutës dhe çirakëve të saj

Related Posts

Maqedoni

Aziri: Bujar Osmani e mbyti Çairin në plehra për të shpëtuar shokët e tij BDI-së, LEVICËS dhe Arsovskës

04/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ Mexhiti: Pres fitore historike

04/10/2025
Maqedoni

Durmishi godet BDI-në: Tetova nuk është bankomat i Teutës dhe çirakëve të saj

04/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve”

04/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: 50% përfaqësim i grave në çdo organ të kom

04/10/2025
Aktuale

Programi për Çairin e së ardhmes – vizioni i Izet Mexhitit për katër vitet e ardhshme

04/10/2025
Next Post

Durmishi godet BDI-në: Tetova nuk është bankomat i Teutës dhe çirakëve të saj

Liverpooli i bën gati 150 milionë euro për pasardhësin e Salahut

04/10/2025

Osmani i përgjigjet ashpër thirrjeve të Vuçiqit për luftë

04/10/2025

Aziri: Bujar Osmani e mbyti Çairin në plehra për të shpëtuar shokët e tij BDI-së, LEVICËS dhe Arsovskës

04/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk