Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mexhiti bën apel drejtuar përfaqësuesve të OJQ që të aplikojnë në thirrjen për projekte për mjedisin më të mirë jetësor

16/04/2025
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Izet Mexhiti, sot mbajti një takim pune me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shoqatave të qytetarëve që veprojnë në fushën e mjedisit jetësor, ku informoi për thirrjen për ndarjen e mjeteve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera nga fusha e mjedisit jetësor për vitin 2025.

Gjatë takimit, Mexhiti theksoi rëndësinë që organizatat joqeveritare të aplikojnë në këtë thirrje.

“Qëllimi i këtij Programi është të nxisim dhe financojmë projekte konkrete, aktivitete dhe iniciativa që do të kontribuojnë në mbrojtjen, përmirësimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit tonë jetësor – diçka që është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë,” deklaroi Mexhiti, duke shtuar se OJQ-të kanë një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes publike, edukimin dhe trajnimet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Një pjesë e këtyre mjeteve financiare, siç informoi Mexhiti, sigurohen nga taksa ekologjike gjatë regjistrimit të automjeteve motorike, një pjesë nga kompensimi për qeset bio-degraduese të blerjeve, kompensimi që paguhet nga operatorët e instalacioneve me leje të integruar ekologjike A, si dhe nga shërbime të tjera qeveritare – që në praktikë do të thotë se paratë e qytetarëve po u kthehen sërish qytetarëve.

Në takim u theksua se transparenca dhe objektiviteti janë baza e qasjes së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa kriteret për OJQ-të janë që të jenë të regjistruara të paktën një vit para shpalljes së thirrjes, të veprojnë në interes të publikut dhe të mos kenë dorëzuar të njëjtin projekt për financim edhe në burime të tjera.

Afati për aplikim është deri më 29 prill, në formularë dhe forma të veçanta të cilat janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë.

Previous Post

Albin Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Next Post

Nga e premtja, marketet duhet t’i publikojnë çmimet në internet

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Next Post

Nga e premtja, marketet duhet t’i publikojnë çmimet në internet

Rike Roçi në aksion, provokon me pasion! (FOTO)

05/11/2025

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk