Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: BDI po futet në anarki!?

17/05/2023
Mexhiti: BDI po futet në anarki!?
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një pjesë nga intervista ime e sotshme për Gazetën Lajm:

“Të gjitha kuadrot që përkrahin mendimin ndryshe dhe janë pjesë e fraksionit u shkarkuan dhe u difirencuan politikisht si në vitet 80-ta në stilin komunist ndërsa në opinion tentojnë që këtë ta relativizojnë se kinse këto pozita i takojnë Aleancës për Shqiptarët, mirëpo qytetari i lexon këto situata.

Edhe çështja e zgjedhjes së degëve të reja duke i kamufluar si veprime demokratike, procese demokratike, qëllimi i këtyre veprimeve është për ta eliminuar fraksionin, por mendoj që gabojnë rëndë, sepse nëse kanë menduar që do të na largojnë nga pozitat e ekzekutivit dhe do të na dobësojnë, përkundrazi e kanë betonuar mendimin ndryshe, dhe ato funksionarë që janë shkarkuar nga BDI dhe që i kanë shërbyer me vite të tëra dhe që kanë kontribut në fitoret e BDI-së, ky shkarkim nga BDI pa asnjë arsye i ka betonuar në qëndrimet e tyre, dhe këto akrobacione do i kushtojë BDI-së.

Mund ta them me shumë përgjegjësi se BDI po futet në anarki, këtë e vërteton fakti që statuti i sjellur në kongresin e fundit nga sekretari organizativ është bërë “përshesh”, neni kundërshton nenin, dmth është kundërthënës. E them me përgjegjësi degët që janë zgjedhur në Pollog janë jostatutare, sepse në statut parashihet me 1 anëtar 1 votë të zgjidhet kryetari i partisë, ndërsa kryetarët e degëve, nëndegëve, anëtarët e degëve duhet të zgjidhen në kuvend dhe këtë e ka konstatuar edhe komisioni zgjedhor brenda partisë.

Gjithashtu në BDI sipas statutit njeriu më kompetent për zgjedhjet e brendshme partiake është sekretari organizativ, ndërsa këto mundohen ta anashkalojnë sekretarin organizativ z. Blerim Bexheti.

Sa për informatë këto ditë është mbajtur një mbledhje e kryesisë qëndrore, në mënyre klandestine, ku prej 33 anëtarëve kanë marrë pjesë 7 anëtarë të KQ dhe 2 anëtarë të Këshillit te përgjithshëm, larg mediave, pa kuroum, ne nuk kemi që të ftuar, as z. Bexheti, as unë, as Saranda, as Nevzat Bejta, as Musa Xhaferi, as Visar Ganiu.

Në mbledhje kanë debatuar dhe kanë marrë mendime se çka do të bejnë me Grupin e zjarrit, a do të na përjashtojnë, ka marrë mendime kryetari, dhe për hirë të vërtetës një numër i vogël e ka kundërshtuar këtë për shkak peshës në terren, për shkak votave, anketave, por lobi i kazinove i udhëhequr nga z. Grubi i cili fatkeqsisht e ka marrë përpara z. Ahmetin dhe po e fut ne anarki, kanë qenë decid që duhet të na përjashtojnë, dhe mirë që nuk është koha e monizmit që edhe të na pushkatojnë. Dmth kanë kërkuar largim, përjashtim me çdo kusht. Në BDI nuk ka më debat, por BDI-në partinë e luftës ky klan e ka shëndruar në parti të kazinove.

Paramendoni kjo qeveri ka bërë edhe rritjen e rrogave të funksionarëve, në momentet kur jo që ikin të papunësuar, por edhe të punësuar po e braktisin vendin, çifte të punësuara ikin sepse shportën e konsumit nuk arrijnë ta mbulojnë dot edhe me 2 rroga mesatare.”

Previous Post

Analistët: Ndryshimet kushtetuese me rëndësi për vendin

Next Post

“Mbretërit” dorëzojnë “kurorën” në Etihad – Manchester City në finale të Ligës së Kampionëve

Related Posts

Maqedoni

Izet Mexhiti: Çairi ka vendosur të ecë fuqishëm përpara!

07/09/2025
Maqedoni

Ja kush do t’i prijë listës së këshilltarëve të koalicionit AKI në Kërçovë

07/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani në vizitë në xhami dhe kishë në Çair: Formohet sektor i veçantë për mirëmbajtjen e objekteve fetare

07/09/2025
Maqedoni

VLEN: Ne me SHBA dhe Evropën, Bujar Osmani me Lavrovin dhe Ballkanin e Hapur

07/09/2025
Aktuale

Parashikimi i moti për sot

07/09/2025
Maqedoni

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

06/09/2025
Next Post
“Mbretërit” dorëzojnë “kurorën” në Etihad – Manchester City në finale të Ligës së Kampionëve

“Mbretërit” dorëzojnë “kurorën” në Etihad – Manchester City në finale të Ligës së Kampionëve

Izet Mexhiti: Çairi ka vendosur të ecë fuqishëm përpara!

07/09/2025

Maxhuni tregon se si e mposhtën Serbinë

07/09/2025

Ja kush do t’i prijë listës së këshilltarëve të koalicionit AKI në Kërçovë

07/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk