Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: Artan Grubi e dëmton imazhin e BDI-së dhe liderit Ahmeti

21/03/2023
Mexhiti: Artan Grubi e dëmton imazhin e BDI-së dhe liderit Ahmeti
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BDI po shndërrohet në diçka që edhe ne që jemi nga fillimi nuk mund ta njohim. Nuk  prisnim që  edhe kryetari do t’i nënshtrohej një ndikimi të tillë, theksoi udhëheqësi i të ashtuquajturit grupi i zjarrit, deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, në emisionin e sontëm në “Tema na denot”, që  transmetohet pas lajmeve të mbrëmjes në televizionin “Sitel”.

Lidhur me pyetjen  nëse kjo betejë në BDI po bëhet për atë se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i BDI-së dhe do ta trashëgojë Ali Ahmetin, ai tha se në asnjë rast nuk është biseduar për një gjë të tillë.

“Dhe brenda në debatin që kemi bërë në kryesi, në media, në takime, gjatë gjithë kohës kemi theksuar se nuk kemi asnjë problem me liderin Ahmeti, por kemi problem me vendimin e tij për  zgjedhjen  e kësaj përbërje qeveritare që mendojmë se nuk është përbërja më e mirë që mund Bashkimi Demokratik për Integrim të ofrojë”, theksoi Mexhiti.

Mundësinë për zgjedhje të parakohshme e vlerësoi si të panevojshme dhe tha se tani janë të fokusuar në luftën e brendshme në BDI sepse, siç tha, duan të korrigjohen para se t’i korrigjojë populli.

Mexhiti theksoi se Grubi dhe Osmani edhe krahas kësaj që kanë pozita të tjera duan të mburren me gjëra të tjera dhe reklamohen me infrastrukturën rrugore. Ai përkujtoi se ata pesë vjet nuk kanë mundur ta përfundojnë rrugën në Bllacë dhe tha se e njëjta gjë po ndodh edhe me rrugën Kërçovë-Strugë, e cila është pjesë e Korridorit 8.

“Si  t’u besojmë njerëzve të njëjtë të cilët pesë vjet nuk kanë mundur ta ndërtojnë rrugën Shkup-Bllacë prej 14 kilometrash, ndërsa tani flasin për Korridorin 8”, tha ai.

Në pyetjen nëse do të priste që të shkarkohet nga funksioni i nënkryetarit të partisë, Mexhiti tha se tashmë gjithçka mund të pritet.

Lidhur me koalicionet e mundshme në të ardhmen, duke pasur parasysh atë se në mandatin e fundit, siç theksoi, kushdo me këdo ka  mundur të bëjë koalicion, duke përmendur shembullin e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët që arritën të hyjnë në koalicion edhe pse më parë ishin në pozicione të mprehta. Mexhiti ka dhënë dritë të gjelbër për bashkëpunim të mundshëm edhe me partitë e tjera të cilat për momentin janë në opozitë.

Ai i ka komentuar edhe rezultatet e sondazhit të fundit, në të cilin  me popullaritet Mexhiti ndodhet në vendin e tretë pas Ali Ahmetit dhe Arben Taravarit, ndërsa zëvendëskryeministri Artan Grubi është krejtësisht në anën e kundërt, gjegjësisht kryeson me jopopullaritet te popullata shqiptare, duke thënë se kjo po ndodh edhe krahas fuqisë që i është dhënë Grubit në parti dhe në përgjithësi në shtet.

“Mendoj se në politikë vlen derisa ke vota, derisa ke besim. Në këtë rast bëhet fjalë për një njeri që nuk ka kurrfarë besimi dhe me këtë  e dëmton imazhin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të liderit Ahmeti”, theksoi Mexhiti.

Si shpjegim për burimin e problemeve të tanishme brenda partisë,  sqaroi se ato datojnë që nga formimi i Qeverisë në vitin 2020 dhe theksoi se Grubi dhe të tjerët nuk janë legjitimuar gjatë zgjedhjeve dhe nuk kanë kaluar nëpër organet dhe filtrat e partisë të Këshillit Qendror të partisë.

Previous Post

Nënkryetari i Forumit Rinor të BDI-së Jetmir Asani pyet Artan Grubin: Sa të kushtoi ahengu në Çair dhe kush e pagoi?

Next Post

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes së Kosovë- Serbi?

Related Posts

Maqedoni

Ali Ahmeti nga Struga: Do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture

09/05/2025
Aktuale

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

09/05/2025
Maqedoni

Rokas: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që mori fonde nga Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor

09/05/2025
Maqedoni

Të dielën regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

09/05/2025
Aktuale

80-vjetori i Shkollës Fillore “Liria” u festua me emocione dhe krenari në Çair

09/05/2025
Maqedoni

“One Stop” edhe në Tabanoc

09/05/2025
Next Post
Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes së Kosovë- Serbi?

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes së Kosovë- Serbi?

Ali Ahmeti nga Struga: Do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture

09/05/2025

Eurovision 2025: Ndryshon mënyra se si shpallen vendet që kualifikohen

09/05/2025

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk