Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Mexhiti: Ali Ahmeti e dogji edhe lojtarin e fundit, Bujar Osmanin

22/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari në ardhje i Komunës së Çairit në Maqedoninë e Veriut, Izet
Mexhiti, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve lokale dhe përplasjet
brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Mexhiti tha se kryetari i
BDI-së, Ali Ahmeti, ka dështuar me kandidaturën e Bujar Osmanit për
Komunën e Çairit dhe se, sipas tij, me këtë rast e ka “djegur” edhe
figurën e fundit të fortë politike që kishte në parti.

“BDI-ja nuk ka pasur kandidaturë tjetër përveç Bujarit. E kanë pasur në
lojë, e provuan me të dhe dështuan. Aty e kanë djegur një figurë që
ndoshta ishte lojtari i fundit. Edhe Ali Ahmeti nuk ka më lojtarë – edhe
ata që i kishte, i ka djegur”, deklaroi Mexhiti.

Ai tha se kandidatura e Bujar Osmanit ishte e vetmja zyrtare nga BDI për
këtë komunë dhe se gara për Çairin ishte e jashtëzakonshme, jo një
betejë normale.

“Për hir të së vërtetës, kjo nuk ishte betejë normale – ishte e
jashtëzakonshme. BDI-ja nuk ka pasur kandidaturë tjetër përveç Bujarit.
E gjithë loja u bë rreth tij dhe me këtë rast humbën rëndë në Çair”, u
shpreh ai.

I pyetur nëse do të ishte në garë në rast se Bujar Osmani nuk do të
kandidonte, Mexhiti tha se qëllimi i tij ishte të hapte rrugë për figura
të reja, përfshirë të rinj dhe gra.

“Mendoj që unë nuk do të isha në garë, sepse nuk jam për herë të parë
kryetar i Çairit. Kam qenë tri mandate dhe atëherë mendova se duhet t’i
hapim krahun një gjenerate të re. Bashkë me Visar Ganiun menduam të
përkrahim një kandidate grua, ndoshta nga forumi rinor. Por kjo që
ndodhi nuk ishte betejë e zakonshme”, theksoi ai.

Mexhiti gjithashtu la të kuptohet se Ali Ahmeti mund të ketë qëllimisht
djegur figurat kryesore brenda partisë për të mos pasur konkurrencë të
brendshme në lidership.

“Tash, a i ka djegur që të mos i mbetet askush përballë e t’ia
kundërshtojë lidershipin – që të jetë përherë kryetar i partisë – apo
është diçka tjetër, nuk e di. Por me këto zgjedhje në Çair, e ka djegur
edhe lojtarin e fundit brenda BDI-së”, tha Mexhiti.

Previous Post

Sulme ajrore ruse në Ukrainë, viktima e të plagosur

Next Post

Gostivari, epiqendra e përplasjes opozitare shqiptare

Related Posts

__kateg

Aliu – Agai: Në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup për herë të parë u krye një operacion në tru me ndihmën e sistemit të stereotaksisë

21/10/2025
__kateg

Mexhiti: Vizita ime e parë si Zëvendëskryeministër ishte në Tiranë, bashkëpunimi me Shqipërinë do të thellohet në çdo fushë

20/10/2025
__kateg

Mexhiti në A2 CNN: Ali Ahmeti e mori porosinë e votuesit shqiptar

20/10/2025
__kateg

Tentoi t’i merrte jetën vëllait në Shkup: Goditi me shkop druri dhe la pa ndihmë për orë të tëra, prokuroria kërkon paraburgim

20/10/2025
__kateg

Ibrahimi nga Tetova: Shtatëshja do t’ia fikë dritat AKI-së dhe BDI-së

17/10/2025
__kateg

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

16/10/2025
Next Post

Gostivari, epiqendra e përplasjes opozitare shqiptare

MMPS: Maqedonia e Veriut mori rreth 2,5 milion euro nga Plani i Rritjes për rezultatet e arritura në zvogëlimin e ekonomisë informale

22/10/2025

Bizismeni i njohur Ilir Sela shpreh mbështetje publike për Fisnik Melën: Dibra meriton një udhëheqës vizionar si ai

22/10/2025

Berisha pas fitores në Shkup: Faleminderit qytetarëve për besimin!

22/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk