Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: 3.7 milion euro për projekte mjedisore

08/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur sot konferencë për media me rastin e shpalljes së konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi i Investimeve në Mjedis për vitin 2025.

Në konferencën për media, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, theksoi se Programi ka për qëllim inkurajimin dhe financimin e projekteve dhe aktiviteteve që kontribuojnë në mbrojtjen, përmirësimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit – si një nga faktorët kyç për shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Mexhiti apeloi deri tek të gjitha komunat, shoqatat e komunave, organizatat civile dhe institucionet që të përfshihen aktivisht në këtë proces.

Shuma e përgjithshme që po shpërndajmë këtë vit është 229 milionë denarë, njoftoi Mexhiti është e ndarë në katër qëllime kryesore:

  • 100 milionë denarëpër përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndërtimin e sistemeve të kanalizimit dhe sistemeve për kullimin dhe pastrimin e ujërave të zeza
  • 100 milionë denarëpër përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndërtimin dhe përmirësimin e ujësjellësve
  • 10 milionë denarëpër nxitjen e projekteve arsimore, kërkimore dhe zhvillimore, dhe
  • 19 milionë denarëpër ngritjen e vetëdijes publike, edukimin dhe trajnimin lidhur me mbrojtjen e mjedisit.

Mjetet janë të dedikuara për komunat dhe shoqatat e komunave, si dhe për personat juridikë dhe fizikë, organizatat jofitimprurëse dhe joqeveritare, si dhe institucionet shkencore dhe arsimore.

‘Mjetet financiare për realizimin e Konkursit sigurohen nga taksa mjedisore gjatë regjistrimit të mjeteve motorike, ndërsa sa i përket kritereve të ndarjes së mjeteve, dua të theksoj se transparenca dhe objektiviteti janë baza e qasjes sonë’, tha Mexhiti para gazetarëve.

Për organizatat dhe institucionet joqeveritare, kriteret bazë janë:

  • Të jetë i regjistruar të paktën një vit përpara konkursit
  • Të veprojë në interes të publikut
  • Kusht është që të njëjtin projekt nuk e kanë dorëzuar për financim në burime të tjera.

Afati i aplikimit është 3 javë dhe të gjitha subjektet e interesuara duhet të aplikojnë me formularë të veçantë, të cilët gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë.

Me këtë masë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ofron mbështetje reale për ata që kanë kapacitet, dëshirë dhe ide për të kontribuar për ujë më të pastër, tokë më të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur si dhe rritje të ndërgjegjes së popullsisë.

‘Ju inkurajoj të jeni pjesë e kësaj nisme. Le ta përdorim këtë thirrje si një hap përpara drejt një të ardhmeje më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjitha brezat’, apeloi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Rezultatet e Konkursit do të shpallen publikisht pas përfundimit të procesit të vlerësimit.

Link deri te konkursi:

Конкурс | Министерство за животна средина и просторно планирање

Previous Post

“Ke humbur shumë me atë që bëre me Izraelin…” Rama: Nderim për popullin shqiptar që u bë mburojë e hebrenjve

Next Post

Mickoski: Jam i tmerruar nga vendimi për vdekjen e Teodorës – Këshilli Gjyqësor të rishqyrtojë punën e gjyqtarit, drejtësinë do ta çojmë deri në fund 

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

Mickoski: Jam i tmerruar nga vendimi për vdekjen e Teodorës – Këshilli Gjyqësor të rishqyrtojë punën e gjyqtarit, drejtësinë do ta çojmë deri në fund 

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk