Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Kongresi i Manastirit” është shkolla fillore e parë në Çair që po zbaton mësimin në një turn. Sipas mësimdhënësve, posaçërisht atyre të grupit klasor, realizimi i mësimit në mëngjes është më efektiv ndërsa nxënësit janë më të koncentruar dhe shprehin më shumë interes për të komunikuar rreth njësive mësimore të caktuara. Mësuesja Lumnije Vrenezi tha për Alsat se mësimi në një turn të jep mundësinë edhe për realizimin e aktiviteteve shtesë, varësisht nevojës së nxënësve.

“Fundi i orës mbaron në 12 e 30, kemi hapësirë edhe për të mbajt orë plotësuese edhe aktivitete tjera. Kur ishim pasdite e kishim pak më vështirë sepse nuk kishim hapësirë ku të punojmë dhe bëhej shumë vonë. Tani, me daljen paradite kemi hapësirë edhe ne kolegët si aktiv të punojmë së bashku edhe me nxënësit nëse ka nevojë orë plotësuese, shtuese apo ndonjë aktivitet tjetër kemi kohë të mjaftueshme”, tha Lumnije Vrenezi, mësuese.

Nxënësit që anketuam për Alsat thanë se përveç kohës së mjaftueshme për detyra dhe pushim tashmë kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe kulturore.

Anketë me nxënës
“Kemi më shumë kohë që jemi paradite, jemi më të pushuar, jemi të freskët”.

“Kemi kohë për të gjitha aktivitetet”.

“Unë ushtroj futboll e tash që jemi paradite unë kam më tepër kohë për të pushuar”.

“Tash paradite kam kohë të pushoj, i bëj detyrat dhe shkoj në futboll”.

Për momentin në shkollën “Kongresi i Manastirit” mësojnë 656 nxënës. Drejtori Faik Xhoni tha se shkolla ka plotësuar thuajse të gjitha kushtet për mësimin në një turn.

“Kati përdhes dhe kati i parë janë të pajisura me tabela interaktive, tash na mungojnë edhe lart mirëpo lart i kemi pesë projektor me të cilët punojnë. Kemi kabinetin e veçantë ku arsimtarët i marrin dhe punojnë me to nëpër kabinete derisa ti sigurojmë për katin e lartë tabelat interaktive. Kemi laboratorin e cila është e pajisur me mjete për biologji, fizikë dhe kimi. Kemi kabinetin e informatikës. Të gjitha kushtet i kemi”, tha Faik Xhoni, Drejtor i sh.f “Kongresi i Manastirit”.

Pavarësisht plotësimit të kushteve shkolla në fjalë nuk kishte zbatuar mësimin në një ndërrim. Kjo për shkak se një pjesë e shkollës iu dha në përdorim, fillimisht Universitetit të Tetovës drejtimeve të disperzuara dhe më pas Universitetit “Nënë Tereza” deri në qershor të këtij viti./Alsat.mk

Previous Post

Pas humbjes me Shqipërinë, Stojkoviç jep dorëheqjen, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

Next Post

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

Related Posts

Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Next Post

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

Luizi publikon bashkëpunimin surprizë që “qetëson shpirtin”

12/10/2025

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk