Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

​Mes lotësh, familjari i viktimave në Pejë tregon se si arritën të nxjerrin trupat e pajetë

25/06/2023
​Mes lotësh, familjari i viktimave në Pejë tregon se si arritën të nxjerrin trupat e pajetë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Familjari i personave që humbën jetën në Pejë si pasojë e përmbytjeve , Albert Ademaj për KosovaPress tregoi rastin me detaje si arritën t’i nxjerrin trupat e pajetë.

Xhaxhai i 5-vjeçarit që vdiq si pasojë e përmbytjeve, tha se nuk ka hasën në ndihmën e institucioneve.

“Jemi të gjithë të shqetësuar, është tmerr, me vdek një nuse 26-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar, është katastrofë”, rrëfeu mes lotësh Ademaj.

Ademaj u shpreh se për t’i ndihmuar shkoi ekipi policor, porse, sipas tij, të njëjtit nuk ofruan ndihmë të mirëfilltë dhe as sjellje të duhur ndaj tyre.

Madje, sipas tij, në vendin e njëjtë që Policia deklaroi se gjurmoi dhe nuk hasi në gjetje, ai tha se pikërisht aty, arritën ta nxjerrin trupin e familjares.

“Jemi munduar t’i shpëtojmë, gruan dhe djalin e vëllait i ka tërhequr një vrimë që e ka thyer murin. Jemi dalë t’i kërkojmë dhe pas një kohe e kemi gjet djalin e vëllait në një shtëpi më poshtë. Jemi munduar t’i japim ndihmën e parë, kemi thirr ambulancën, Policinë. Derisa e kemi pas djalin e vogël, askush nuk është ardhur hiç, as ambulanca e Policia, e kemi marrë vet dhe e kemi çu në spital, e aty nuk ka pas shenja për jetë, ka qenë i ngulfatur. Jemi kthyer në shtëpi dhe kam pyet nëse kanë hallakat për nënën e djalit, më thanë po kemi shikuar dhe kishin qenë dy policë. Njëri prej tyre tha kemi hallakat në podrum ku unë dyshoja dhe nuk u binda pa hy vet. Hyra e kontrollova, hetova diçka, por nuk isha në dijeni nëse sigurt është ajo derisa e kam prek dhe e kam dalluar që është trup i njeriut, gruaja vëllait”, tha Ademaj.

Ai akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë.

Derisa tregoi rastin, Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulantë.

“Veç Policia kanë qenë, më vonë është ardhë prokurorja e rastit edhe një shpëtimtar ka qenë. Një polic nuk është sjellë aspak mirë me do gjeste tmerr…Unë duke e nxjerrë gjenzën, ai thoshte mos e prek, leje aty. As nuk më ka ndihmuar, si qytetar të më ofrojë përkrahje më të mirë, por me atë sjelljen e “rrugaqit”. Me pas e kemi thirr ambulanten dhe më pas e kemi bajt me dorë, sepse rruga ka qenë e pakalueshme. Kemi shku poshtë dhe aty kemi menduar që është ardhë ambulanta, një kish qenë, por për një polic që është rrëzuar dhe ka thy krahun. I pyeta ku është ambulanta të çojmë për në spital, ndërsa përgjigjja e tyre ishte që nuk kanë qenë të informuar për këtë rast dhe nuk mundemi me marrë, sepse jemi ardhë për lëndim të krahut të një polici”, shtoi Ademaj.

Mbrëmë, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur./KosovaPress

Previous Post

Zgjedhjet në Greqi, kush parashikohet të dalë fitues

Next Post

Arbër Hajdari në Mekë duke kryer Haxhin: Zoti ju bekoftë të gjithëve familjarisht

Related Posts

Kosovë

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025
Botë

Nesër protestë për drejtësi në Hagë (VIDEO)

13/09/2025
Kosovë

BE kritika Kosovës për mbylljen e zyrave serbe në Mitrovicë

13/09/2025
Kosovë

Pezullimi i dialogut nga SHBA, reagon presidentja Osmani

12/09/2025
Kosovë

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

12/09/2025
Kosovë

”10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

12/09/2025
Next Post
Arbër Hajdari në Mekë duke kryer Haxhin: Zoti ju bekoftë të gjithëve familjarisht

Arbër Hajdari në Mekë duke kryer Haxhin: Zoti ju bekoftë të gjithëve familjarisht

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk