Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

“Merrte 10 mijë euro ryshfet çdo muaj”, nën hetim zyrtari i lartë i Policisë së Tiranës

27/04/2023
“Merrte 10 mijë euro ryshfet çdo muaj”, nën hetim zyrtari i lartë i Policisë së Tiranës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për një drejtues të lartë të Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Erion Ismailin, i cili mban aktualisht pozicionin si shef sektori të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës.

Dosja e cila është nën hetim nga prokurorja e Tiranës Suela Salavaci ka të bëjë me një denoncim ku thuhet se Ismaili ka marrë ryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europianë.

Dyshohet se shefi i krimit ekonomik Erion Ismaili merrte këtë shumë çdo muaj nga subjekti që ndodhej ne rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontrolle në këtë call center ku sekuestroi disa kompjuter dhe pajisje të tjera. Gjatë këtij operacioni që u zhvillua më datën 15 prill, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj. Ky i fundit është zyrtar i lartë në UKT.

Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe dërguar administratoreve të call centerit është shprehur se i ka dhënë 10 mije euroshin Erion Ismailit me qëllim që ky biznes të mos prekej.

Erion Ismaili është marrë në pyetje nga kolegët e tij, ku ka mohuar akuzat dhe mesazhet.

Ndërkohë Karaj përpara hetuesve nuk ka pranuar të fliste. Madje pas arrestimit, mësohet se ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe është dërguar në spital.

Previous Post

Ministria e Drejtësisë:Këshilli Gjyqësor të rishikojë vendimin për shkarkimin e kryetares Vesna Dameva

Next Post

Disa mënyra se si të ruani energjinë tuaj emocionale

Related Posts

Shqipëri

Varroset Fatos Nano, trupa ushtarake e nderoi me të shtëna armësh

02/11/2025
Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Shqipëri

Ardian Nuhiu trajneri i ri i Tiranës

31/10/2025
Shqipëri

SPAK-u ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku

31/10/2025
Shqipëri

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet ditë zie

31/10/2025
Shqipëri

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31/10/2025
Next Post
Disa mënyra se si të ruani energjinë tuaj emocionale

Disa mënyra se si të ruani energjinë tuaj emocionale

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk